Trahana me thërrime djathi, Rajmonda Kamberi tregon recetën e gjyshes së saj

31 Tetor 2023, 11:54

Trahana me thërrime djathi

Përbërësit:

  • 1 lugë e gjysmë trahana
  • 300 ml ujë
  • 2 feta bukë
  • 2 lgj gjalpë
  • 100 gr djathë të bardhë
  • Kripë, piper i ëmbël

Përgatitja:

Vendosim trahananë në ujë të ftohtë dhe e trazojmë mirë. Më pas e vendosim në zjarr duke e përzier mirë që të mos jetë e kokrrizuar. Shtojmë kripën dhe e lëmë të marrë valë sa të trashet pak. Hedhim në një tigan gjalpin dhe e tresim me pak piper të kuq, nëse kemi pak dhjamë e shtojmë për shije. Bukën e kemi prerë në kubikë, e shtojmë tek trahanaja dhe e servirim me yndyrën sipër dhe me djathë të bardhë të thërrmuar.