Transgjinori Luana: Ja kur e kuptova që ndihesha femër

3 Qershor, 10:57

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ në studio ishte pjesëtari i LGBT-S transgjinori Luana, për të rrëfyer historinë e tij, kur filloi të ndihej femër dhe se si e sheh historinë e tij sot, si një histori suksesi.

Unë as vet nuk e di kur e kam kuptuar, sepse gjithmonë e kam ditur që unë jam një femër, në momentin që unë mun të jem 7,8 ose 9 vjec që filloj dhe të kem zgjdhjet e mija, shijet e ngjyrave, zgjeidhjen e lodrave, ndjehesha si femër, mendoja se isha femër, mendoja që isha një femër, pavarësisht organit, unë kisha turp dhe nuk e dija se kujt gjinie I përkiste organi im sepse nuk është se prindërit e mi u ulën një ditë dhe më shpjeguan plus që mosha ishte e vogël, thjesht gjatë gjithë kohës unë mendoja që isha një femër dhe ën shpi vërdall vija si femër, madje unë bëja kërcime dhe kushërinjtë e mi ose kushërirat gjithmonë më shikonin me atë syrin e femrës, mbaj mend që në atë moshë ka qenë një film Analia dhe unë vidja mbas atij personazhi dhe mendoj që dhe tani që jam rritur e kam pak në karakter Analian një vajzë e fortë, pak rebele që ja del gjithmonë vet..aty e kupton që ti rritesh me idenë që je femër, dhe në moshën kur piqesh, atëherë e kupton që dicka po ndodh ndryshe, kur arrin pjekurinë seksuale kupton që trupi jot është një mashkull dhe nuk ka zhgënjim më të madh. Ka qenë pikërisht periudha e adoleshencës kur I mora inat transgjinorët dhe fillova të hiqesha straight dhe thash unë do të jem një mashkull sic më ka bërë zoti, sepse në këtë moshë fillova edhe të ndiqja sekte fetare ku dhe u pagëzova në një kishë, dhe për katër vite rradhazi unë kam shërbyer si mësues fetar në atë kishë, kam punuar me fëmijët. Gjithë kjo për të bindur veten, për të mos shqetësuar familjen, unë duhet të mbaja këtë figurën që nuk më përkiste mua, vetëm se kisha trupin e tillë, por askujt nuk ia ndjente për ndjenjat e mija derisa vendosa në këtë ditë që jemi para një viti, që unë vërtet të interesohesha për ndjenjat e mija, punova fort si mashkull dhe prap paragjykimet nuk kishin të ndaluar, vetëm sepse ti je homoseksual vetëm sepse ti nuk je nje burrë, je femëror, por përkundrazi unë ia kam dal shumë mban'' shprehet Luana.

Programe të tjera

Shiko të gjitha