Tritol makinës, policia merr në mbrojtje prokurorin Arjan Muça dhe bashkëshorten e tij, gjyqtaren Gentjana Muça! Vihen në lëvizje edhe KLP e KLGJ

12 Mars 2021, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 14:58:30

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme kur i është vënë tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, te Komuna e Parisit në Tiranë, mjet i cili përdorej edhe nga bashkëshortja e tij gjyqtare, Gentina Muça, Policia e Shtetit ka vendosur marrjen e tyre në mbrojtje në kushte emergjence.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se vendimi do të jetë në fuqi deri në mbledhjen më të parë që do të ketë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili do të përcaktoj përmes të gjithë kuadrit ligjor mbrojtjen.