Universiteti i dha 0 pikë.., sot rekordmen i portreteve bardh e zi / Njihuni me mjeshtrin e lapsit Ervis Kalia

7 Qershor 2023, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2023-06-07 13:25:07

Në studion e ‘Rreze Dielli’ me piktorin Ervis Kalia, i njohur si mjeshtër i portreteve me laps, numëron mbi 4500 portrete duke mbajtur rekord në Shqipëri…

Ervis Kalia është një piktor i ri shumë i talentuar. Ai është vlerësuar me shumë çmime të para brenda dhe jashtë vendit, punimet e tij janë shpërndarë në shumë vende të Europës dhe në Amerikë. I njohur si Mjeshtër i portreteve me laps, Ervis Kalia numëron mbi 4500 portrete, një rekord ky për Shqipërinë.