'Vajza më tha nuk dua të vdesësh', rrëfimi i infermieres përlot moderatoren e "Rreze Dielli"

30 Prill 2020, 14:26

Emocionuese dhe rrënqethëse ka qenë biseda me infermieren shqiptare Sonila Luga, e cila në emisionin “Rreze Dielli” solli përjetimet e ditëve të saj të punës në spitalin e Berscias, në luftën e vazhdueshme kundër koronavirus. Ajo tregon se lodhja dhe sfilitja para dëshirës për të ndihmuar nuk është asgjë, por frika se mos infektonte fëmijët e saj padashur, ka qenë gjithmonë prezentë. Ndonëse nuk mund të jetë pranë fëmijëve dhe duhet të respektojë distancën edhe kur është në shtëpi, asaj i kanë mbetur në mendje fjalët e vajzës e cila e frikësuar për shëndetin e saj I ka kërkuar të bëjë kujdes. Këto fjalë kanë emocionuar moderatoren e emisionit “Rreze Dielli”, e cila nuk ka mundur dot as të përmbajë lotët.