Sot në "Rreze Dielli" flasim për një temë që prek çdo familje: koston dhe sfidat e prindërimit. A është bërë sot më e vështirë të rrisësh një fëmijë? Kush “kushton” më shumë, djemtë apo vajzat? Dhe a po ndikon realiteti ekonomik në vendimin për t’u bërë prind? Shifrat e fundit tregojnë një rënie drastike të lindjeve krahasuar me vitet ’90. Nga mbi 82 mijë lindje atëherë, sot kemi rreth 21 mijë në vit - një ndryshim i madh që po cilësohet alarmant. Një nga arsyet kryesore, sipas specialistëve, mbetet faktori ekonomik. Sepse të rrisësh një fëmijë ka kosto financiare, emocionale dhe kohore. Dikur kishim më pak të ardhura, por më shumë fëmijë. Sot kemi më shumë shpenzime: kurse private, aktivitete, dado, teknologji, standarde më të larta jetese. Prindërit punojnë më shumë, por shpesh kanë më pak kohë. Megjithatë, përtej çdo fature dhe çdo sakrifice, të jesh nënë apo baba mbetet një nga bekimet më të mëdha. Për ta diskutuar këtë temë nga këndvështrime të ndryshme flasim me: Silvana Koçibelli, nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe; Elidon Shehu, psikolog dhe baba i një vajze; Blerina Gjyriqi, eksperte ekonomie dhe nënë e dy fëmijëve. Si ka ndryshuar prindërimi ndër vite, a është vërtet më e vështirë sot, apo thjesht më e kushtueshme? A mjafton një pagë për të rritur një fëmijë? A duhet të trembemi nëse nuk ua plotësojmë çdo dëshirë fëmijëve tanë? Dhe në fund, a është e vërtetë që të rrisësh një vajzë kushton më shumë se një djalë.
Vajzë apo Djalë? Ja kush ‘të zbraz’ xhepin më shumë!
Video të fundit në programin Rreze Diell Të gjitha
-
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Nëntor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Zhurmat në vesh, shkaktarët dhe trajtimi
16 Nëntor, 15:34 -
Pastrimi i dyllit në vesh, metoda e vjetër me kaush letre që e bëni vetë në shtëpi
16 Nëntor, 13:54 -
Zhurmë ose fishkëllimë në vesh? Simptoma që s'duhet ta neglizhoni kurrë / Si ta LARGONI
16 Nëntor, 12:58 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Nëntor 2026, Receta/ Shqiptarët e Diasporës\ Maskë natyrale flokësh
13 Nëntor, 15:06 -
Mjaftojnë 3 përbërës! Maska që po bën namin për RRITJEN E FLOKËVE shpejt | Bëje Vetë
13 Nëntor, 13:10 -
Për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, Eva Dori rrëfen emocionet: Ja çfarë zbulova te dhoma e kuqe
13 Nëntor, 13:05 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Nëntor 2026, Receta/ Moti në fundjavë/ Sulmet kibernetike/ Këndi i Librit / Zahiretë e Veriut
12 Nëntor, 16:37 -
“Kur bota fle” libri i Francesca Albanese, i shpallur 'non grata' nga Trump
12 Nëntor, 13:46 -
Zahirete e veriut / Maza me nam e Tropojës, flija, kungullori dhe 16 gliko nga amvisa e Tropojës
12 Nëntor, 13:17 -
‘Black out’ global më 17 nëntor? Pa ujë, pa dritë, pa internet? /Ja si qëndron e vërteta!
12 Nëntor, 12:16 -
Çmendet MOTI | Stuhia Charls drejt Shqipërisë, me çadër me vete deri në 21 nëntor
12 Nëntor, 10:53 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Nëntor 2026, Receta / Mungesa e Magnezit / Vlerat e Hideve
11 Nëntor, 15:58 -
Ju pëlqejnë HIDET? Ja çfarë fshihet pas frutit të vogël
11 Nëntor, 14:50 -
Mungesa e MAGNEZIT | Trupi po jep alarmin! Mos BLINI suplemente pa dëgjuar këtë!
11 Nëntor, 12:22 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Nëntor 2026, Receta/ Fertiliteti, Këshilla nga mjeku Shkëlqim Balili
10 Nëntor, 16:15 -
Ngrirja e vezëve, koha më e mirë dhe si bëhet / Flet Dr. Shkëlqim Balili
10 Nëntor, 15:05 -
Gabimi me ditët pjellore që po ju PENGON të mbeteni shtatzënë
10 Nëntor, 14:59 -
‘Njeriu ka 3 sy, gratë 30 vjeç plaka’ SHPËRTHEN mjeku: Jemi në krizë fertiliteti, po gaboni në…
10 Nëntor, 12:34 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Nëntor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Mavijosjet në trup, shenjë alarmi apo…?
9 Nëntor, 15:40 -
MAVIJOSJE pa u goditur? Trupi po ju PARALAJMËRON për diçka! Ja çfarë thotë Ylli Merja
9 Nëntor, 12:36
