Valbona, marka shqiptare që konkuron Guccin dhe Pradan

12 Dhjetor 2023, 15:36 | Përditesimi i fundit: 2023-12-12 15:36:46

A e dini se një markë çantash shqiptare konkuron brandet më të njohura në botë si Louis Vuitton, Gucci dhe Prada? Marka e njohur në Europë, por jo në Shqipëri quhet Valbona, një emër tipik shqiptar. Themelueset e ‘Valbona Leather’ janë motrat Valbona dhe Blerta Kabo. Motrat Kabo janë lindur e rritur në Tiranë. Në fillim të viteve ’90 fati i pruri ato dhe familjen e tyre në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest, ku ato u shkolluan, u diplomuan dhe tashmë kanë krijuar familjet e tyre. Të frymëzuar nga sfidat e përditshme, misioni i dy motrave, Valbonës dhe Blertës është të revolucionarizojnë çantat dhe aksesorët prej lëkure duke kombinuar dobinë me elegancën. Në një lidhje skype në studion e “Rreze Dielli” Blerta Kabo na tregon si lindi kjo markë dhe suksesin e saj në tregun ndërkombëtar.