Vendimi i Kushtetueses për teatrin, juristja e Aleancës për Teatrin: Kjo të shërbej si precedent

2 Korrik 2021, 23:12

Juristja e Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja tha në emisionin ‘Pa protokoll’ se vendimi gjykatës Kushtetuese sot është në fakt një vendim i drejtë, i mirë dhe që do shërbejë si precedent që shembuj të tillë të mos përsëriten më në të ardhmen. Ajo tha se pas gjykatës tashmë duhet të veprojë SPAK tek e cila kanë besim se do të hetojë të gjitha paligjshmëritë që janë bërë me teatrin kombëtar.

Kalaja madje shtoi se Aleanca për Teatrin është e gatshme të bashkëpunojë me Ramën nëse e ndërtojnë teatrin aty ku ka qenë dhe siç ka qenë.