Vezë me miell dhe perime nga zonja Vjollca

16 Nëntor 2020, 10:47

Vezë me miell dhe perime

4 vezë

1 domate

1 spec jeshil

2 lugë gjelle koriandër e freskët

½ lugë çaji curcuma

kripë dhe piper të zi

320 ml qumësht ( 2 gota )

100 gr miell ( 3 lugë gjelle)

pak vaj për lyerjen e tiganit

djath tosti

Përgatitja:

Në një tas rrahim 4 vezë të plota, shtojmë në të domatet në kubikë të vegjël ( vetëm tulin pa fara), specin po ashtu në kubikë të vegjël, presim hollë 2 lugë gjelle koriendër të feskët dhe e shtojmë në tas, curcuma, kripë, piper të zi. të gjithë këto përbërës I përziejmë mirë dhe I lëmë mënjanë, Në një tas të dytë shtojmë 320 ml qumësht dhe 3 lugë gjelle miell I përziejmë mirë dhe e shtojmë gradualisht tek tasi I prerë me vezë dhe perime I përziejmë mirë së bashku. Lyejmë tiganin me furçë me pak vaj shtojmë në të 1-2 garuzhde nga brumi e pjekim nga të dy anët. pasi të jetë pjekur vendosim pak djath tosti e palosim në dysh dhe e shërbejmë.