Vëzhgimi i Report Tv, duhani i grirë shitet pa pullë në rrugët e Tiranës! Konsumohet nga rreth 30%, dëm shtetit deri në 80 mln euro

9 Mars, 13:35

Në rrugët e qyteteve në vend shitet rëndom duhan i grirë, origjina e të cilët është e pakontrolluar dhe ka rrezik edhe më të madh për shëndetin. Ekspertët flasin për 25 deri në 30% të konsumit të duhanit në total informal, ndërsa dëmi në buxhetin e shtetit shkon deri në 80 mln euro në vit. Report tv ka bërë një vëzhgim në terren ku ka konstatuar fenomenin e rëndë, edhe në mes të kryeqytetit