Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjoks pule në qumësht dhe Tavë me pure patate, djathë dhe sallam.
Astrologu Jorgo Pulla në parashikimin javor për 12 shenjat e zodiakut. Duket një javë me ndryshime me marrje vendimesh të rëndësishme në fushën e biznesit, por jo vetëm. Kujdes këtë javë me timonin dhe paratë në dorë, mos jepni asnjë kapar. Më datë 21 mars kemi hënën e re në shenjën e Dashit, kemi ndikime të mëdha dhe favorizime në fushën e punës, ku më të ndikuara do të jenë Dashi, Shigjetari dhe Gaforrja. Po edhe ato që kanë ashendentët në këto shenja gjithashtu do të ndikohen. Është pikërisht kjo kohë, ky moment për ndryshime. Më datën 24-25 mars kemi një ndikim planetar që lidhet me Saturnin dhe Marsin ku duhet të kemi kujdes në lidhje me një punë, një çështje ligjore apo një problem që mund të kemi patur më përpara.
Menopauza, si të zvogëlojmë efektet anësore të saj. “Sekrete” për të gjitha gratë për t’a kaluar sa më lehtë. Menopauza sjell jo pak shqetësime tek femrat, por ajo mund të kalohet lehtë në sajë të shumë bimëve që natyra na ka falur. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” tregoi trajtimet alternative nëpërmjet disa bimëve të cilat arrijnë në mënyrë përfekte të minimizojnë shqetësimet e pasojat fiziologjike që kjo fazë e jetës shfaq tek femrat. Për të gjitha gratë është shumë e rëndësishme trajtimi që në shenjat e para të fillimit të premenopauzës. Nëse ato do të konsumojnë disa bimë "mike" të tyre në këtë fazë të jetës, do të ndjejnë më pak efektet anësore pas hyrjes në menopauzë.