Viktoria Progni, ‘çika e Tropojës’ shpallet kampione në Itali në gjimnastikën artistike

11 Dhjetor, 14:32

Viktoria Progni është shqiptarja që i ka bërë të gjithë krenarë në Itali. Ajo është shpallur kampione rajonale, pasi ka rrëmbyer vendin e parë në gjimnastikë. Në një lidhje Skype për emisionin “Rreze Dielli” bashkë me nënën e saj, Eglantina Progni, ajo tregoi emocionet e fitores, të papërshkruara me fjalë. Viktoria shprehet se nuk e priste që të fitonte duke qenë se gara ishte shumë e vështirë. Ndërkohë, nëna e lumtur dhe krenare për vajzën e saj ndan dhe vështirësitë e sfidat që e bija kalon çdo ditë për t’ia dalë mbanë duke u stërvitur me orë të tëra pa pushim. Çmimi i parë për Viktoria Progni vjen pas pjesëmarrjes së saj në vitin e pestë në garimet në nacionalet e Italisë, ku ka mbajtur cmimin e dytë dhe të tretëgjimnastikën artistike në Itali.