Nazi Isufi, vajza me pasion motorat vjen në studio nga Italia me dashurinë e saj, Yamaha R6... Ajo rrëfen aventurat e saj të cilat i realizon me familjen, pasi të gjithë janë të pajisur me motor personal.
Nazi Isufi, vajza 29 vjeçare, rrëfen pasionin për motorat të transmetuar nga vëllezërit e saj që në adoleshencë. ‘Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë rritej ideja për të pasur një motoçikletë timen. Derisa një ditë vendosa të nisja udhëtimin tim për të pasur një motoçikletë edhe pse prindërit e mi nuk ishin shumë dakord fillimisht, por më pas më mbështetën duke pranuar këtë pasion” shprehet Nazi.
Nazi jeton në Itali prej vitesh, ajo tregon se gjatë kohës së lirë, kryesisht të dielave e kalon në male duke testuar kthesat dhe natyrën larg trafikut së bashku me një grup miqsh, ‘Gli Svalvolati’. “Ne jemi një familje e madhe, ku problemet dhe përditshmëria e vështirë i lë vend pasionit tonë të madh për adrenalinën e motoçikletave dhe atë emocion unik që vetëm nëse ke guximin ta vësh jetën në linjë mund ta përjetosh” shprehet ajo.