Trupat e pajetë të Qemal dhe Lumturie Bici janë gjetur në banesë nga djali i tyre i vogël 20-vjeçar. Repot Tv ka siguruar momentin kur djali i tronditur qan dhe vë duart në kokë, ndërkohë që largohet nga banesa nga të afërmit dhe miqtë e tij për ta qetësuar.
Pamjet janë rrëqethëse, ku duket se 20-vjeçari mbahet prej krahësh nga njerëzit të cilët po e transportojnë drejt ambulancës. 20-vjeçari sapo vajti në shtëpi nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë.