Report Tv ka siguruar videon nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë ku 33-vjeçari Rei Meta ka dhunuar për vdekje Armando Meshau.
Siç duket nga pamjet, Rei Mata i veshur me të zezë shkoi në qendrën e internetit ku ishte ulur viktima Armando Meshau. Pas sherrit me fjalë, viktima u ngrit dhe e goditi me grusht. Mjaftuan disa grushte nga Rei Mata që 55-vjeçari të dergjej përdhe i vdekur.