Xheni dhe Anila na tregojnë rregullat bazë të vendosjes së aksesorëve në tryezën festive

31 Dhjetor 2024, 10:18

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës. Në studion e “Rreze Dielli”, sipërmarrësja e eventeve Xheni Sulaj dhe arkitektja e brendshme Anila Hetoja, na tregojnë trendet e ngjyrave që mbizotërojnë këtë vit, disa këshilla praktike mbi dekorimin e pecetave, aksesorëve dhe vendosjen e duhur në tryezën festive.