Xhesika Polo video-selfie nga shtëpia: Ika se.... u poq keku me portokall

18 Mars 2020, 10:53

Duket se Xhesila Polo e ka marrë me sportivitet situatën e krijuar nga koronavirus në Shqipëri e në botë. Vetëkarantinimin ajo po e përdor si një periudhë frytdhënëse, duke marrë anën pozitive të qëndrimit në shtëpi. Në një video- selfie për ndjekësit e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv, ajo thotë se gjatë këtyre ditëve ka komunikuar shumë në telefon me njerëzit e afërt, ka krijuar dy këngë të reja, si dhe ka marrë vitaminë C, nëpërmjet.... kekut me portokall.