Ylli Gurra: Të hapen xhamitë në vendet që nuk janë në 'zonën e kuqe'

20 Prill 2020, 11:40

Nga një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra kërkon që të hapen xhamitë në zonat që nuk kanë asnjë të infektuar nga koronavirus, së paku për lutjen e së premtes. Ai thotë se nuk do të përbënte rrezik nesë në këto zona, duke respektuar masat dhe distancimin social, të kryhej gradualisht lutja e së premtes në xhami, në një kohë kur nis dhe Muaji I Shenjtë I Ramazanit.