Ylli Merja: Gastriti, djegia e urthit, ja s’i ti kuroni me këto kura të thjeshta bimore

20 Shkurt 2023, 13:01

 Gastriti është një patologji shumë e përhapur dhe ekzistojnë një sërë faktorësh që çojnë në shfaqjen e tij. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Rreze Dielli, ndau disa këshilla që çdo person që vuan nga kjo patologji duhe t’I dijë.

Sipas tij, në fillim duhet të kuptoni nëse vuani nga gastriti, këto janë simptomat më të shpeshta që shfaq kjo sëmundje:

“Aciditet i shtuar në stomak, dhimbje në pjesën midis brinjëve, dhimbje stomaku para darke gromësira të tharta, fryrje abdominale, humbje oreksi, kostipacion, diare” tha ai, ndërsa theksoi se tipike e gastrit janë këmbët e ftohta dhe dhimbje në shputa.

Por përse disa persona vuajnë nga gastritis, sipas Ylli Meres ka disa shkaktarë:

“Ulja e PH në stomak, çrregullimi gjatë marrjes së vakteve, pirja e kafesë me stomakun bosh, abuzimi me pijet alkoolike, duhanin, medikamentet e ndryshme dhe rritja e Helikobakter Pylori

Ai sygjeroi përdorimin e disa bimëve dhe çajrave bimorë që do të ndihmojnë në trajtimin e gastritit:

·        Vaji i lulebasanit dhe lëngu i thanës ose mollës së egër (40-45 ditë)

·        Përdorimi i një gote qumësht në mëngjes dhe 1 vezë të freskët (45 ditë)

·        Mendër të butë dhe rigon, mund të hedhim 1 lugë çaji në gjellë

·        Glikoja e arrës dhe shurupi i glikosë nga 1-2 kokrra në ditë ose 2 lugë shurup

·        Ushqimi me 3 vakte të rregullta

·        Mënjanoni kafen, alkoolin dhe duhanin

·        Propolis me rigon

·        Tahin, 1-2 lugë supe në ditë

·        Në rast djegie të stomakut mund të pini 200 ml ujë me 1 lugë çaji sodë buke