Ylli Merja: Kujdes nga aritmia! Mbroni zemrën me këto kura natyrale

11 Dhjetor 2023, 13:02

Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti", me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për aritminë në zemër, si përmes kurave natyrale të mund t’a parandalojmë apo stabilizojmë rrahjet e zemrës. Çfarë është aritmia e zemrës, si t’a kuptojmë atë dhe cilët janë disa nga faktorët që çojnë në çrregullimin e rrahjeve të zemrës. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Merja, shkaktarët e aritmisë mund të jenë mjekësore, fizike, emocionale apo gjenetike.

Specialisti Merja tregon si duhet të veprojmë menjëherë në rast të një bradikardie (rrahje të ulta të zemrës) që shoqërohet dhe me tension të ulët si dhe në rastin e takikardisë kur rrahjet e zemrës janë më të shpeshta se normalja. Sipas specialistit të bimëve mjekësore parandalimi i aritmisë është i mundur me anë të një diete të shëndetshme me perime e fibra, më pak kripë dhe yndyrë; kufizimi i duhanit, alkoolit, substancave narkotike; gjumë i mjaftueshëm; aktiviteti fizik në ajër të pastër (rreth 1 orë në ditë); qetësimi i ankthit dhe stresit, shmangia e ushqimeve të skuqura, ushqimet e papërpunuara; shmangia e ëmbëlsirave artificiale.

Në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja renditi dhe një sërë ushqimesh dhe bimësh mjekësore që fuqizojnë shëndetin e zemrës.