Ylli Merja: Sekrete shtëpiake për tryezën festive/ 'Minuta e artë' Si të stabilizoni tensionin e diabetin

26 Dhjetor 2023, 13:16

Festat e fundvitit janë një moment i shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh herë të harrojmë rrezikun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer, por dhe konsumimit të alkoolit. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” u ndalëm pikërisht këto pak ditë para festave për kujdesin që duhet të tregojnë më së shumti personat që vuajnë nga zemra, diabeti, tensioni apo kolesteroli i lartë. 

Cilat janë rrisqet që vijnë nga teprimi me ushqimin? Cilat janë ato ushqime, bimë apo erëza që nuk duhet të mungojnë kurrësesi në tryezen festive. Në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja përgatit dhe një verë super të shëndetshme plot antioksidantë.