Youtube vlerëson “Rreze Dielli” me Pllakën e Argjendtë

19 Shtator 2023, 14:07

Emisioni i mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, është vlerësuar nga Youtube me Pllakën e Argjendtë, pasi ka kaluar numrin e ndjekësve TË REGJISTRUAR në mbi 100.000 mijë persona. Ky vlerësim është fryt i një pune të madhe nga stafi i ‘Rreze Dielli’, që çdo mëngjes kujdeset që të rrëmbejë audiencën televizive me ekspertët më të mirë nga të gjitha fushat, temat aktuale që shqetësojnë shoqërinë, problematikat e jetës së përditshme, këndin e gatimit me receta të thjeshta dhe sigurisht histori frymëzuese.... Pllaka e argjendë është një vlerësim motivues që YouTube bën për të gjithë llogaritë që marrin një nivel audience ndjekësish BESNIK në mbi 100 mijë.