Zef Deda qau, historia e fshehtë, si e priti Franca në këmbë…

17 Shtator 2022, 21:09 | Përditesimi i fundit: 2022-09-18 06:44:10

Një jetë në skenë, dhe Zef Deda, artisti i merituar, aktori i qindra roleve, emocionohet sa herë flitet për publikun. Teksa më mirëpriti në shtëpi, për të zhvilluar intervistë në emisionin ‘N’kohë’, Deda më rrëfeu, me detaje, gjithçka lidhet me rrugëtimin e tij artistik. Hapat e para kur e shoqëronte babai, duartrokitjet e para e deri te të parat bashkëpunime me kolegët e papërsëritshëm të estradës.