Zemra e puthje nga sheshi para kryeministrisë, protestuesi i maskuar dërgon mesazhe ‘paqeje’

19 Tetor, 16:37 | Përditesimi: 19 Tetor, 16:37

Një protestues i maskuar, i cili ka fituar famë në rrjetet sociale për shkak të gjesteve të tij me duar duke mos thënë asnjë fjalë, ka bërë një tjetër komunikim përmes ‘gjuhës’ së tij të veçantë.

Protestuesi, i cili përdor edhe maska me shkrime e syze për ski, bën formën e zemrës me duar dhe dërgon puthje. Në dorë mban edhe një shkop.

E.H/Shqiptarja.com