Fushata elektorale e 11 Majit ishte tema e diskutimit ditën e sotme në Repolitix nga Denis Minga në Report TV. Në emisionin e mbrëmjes ishin të ftuar dy kandidatë për deputetë të listës së qarkut të Tiranës, për Partinë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Kejsi Elezi.
Qefalia prej disa mandatesh përfaqëson zonën e Dajtit, ndërsa Elezi është kandidatja më e re në fushatën elektorale në 11 Maj në listën e Tiranës, që përfaqëson zonën e Paskuqanit.
Analisti Endri Tafani dhe gazetari Kujtim Topuzi e përqendruan fillimisht bisedën te gara elektorale në Tiranë dhe se si ndikon ajo për kandidatët e ftuar në studio edhe brenda listës ku ata kandidojnë. Pyetja iu drejtua deputetit të PS-së Qefalia i cili tha se Kodi Zgjedhor nuk është më i miri që kemi.




















