Zhduket prej 1 viti adoleshentja nga Shkodra, ’Pa Gjurmë’ mëson kush e strehon në Durrës

5 Janar 2021, 18:12

U gjet një vit më parë, por për babain vajza e tij rezulton ende e humbur. Rozalinda Nasufi u largua nga shtëpia e saj në Shkodër më 21 tetor të vitit 2019. Një muaj më pas emisioni ’Pa gjurmë’ në Report TV ra në gjurmët e 19-vjecares dhe që nga dita kur në program ajo telefonoi LIVE nuk ka komunikuar më me babain e saj Dan Nasufi. Telefonatat që mbërritën në ''Pa gjurmë'' lokalizuan vendndodhjen e 18-vjecares në qytetin e Durrësit. Gjatë emisionit 8 nëntor të vitit 2019 Rozalinda tregoi se ishte në pritje të një fëmije dhe se shkaku i largimit të saj nga banesa ishte presioni që i ati ushtronte mbi të. Babai ngriti dyshime se vajza e tij mund të jetë në kushtet e presionit, ndërsa stafi i emisionit arriti të lidhej me 19-vjecaren pas shumë kërkimeve, duke arritur të bindë atë që të qetësonte zemrat e familjarë dhe t'i sqaronte babait situatën në të cilën ajo ndodhet. Por që nga ai moment e deri më sot babai është ende në kërkim të vajzës, pasi ajo nuk pati më asnjë komunikim tjetër me të. Dan Nasufi mbërriti përsëri në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë. Në fund të vitit që lamë ai pohoi se nuk din ende ku ndodhet vajza e tij. Për babain Rozalinda ka humbur për herë të dytë. Ndaj ai është ende në kërkim të saj. 19-vjecarja nga Shkodra, doli nga shtëpia më 21 tetor të vitit 2019 për tek marketi i lagjes, pasi i mori para babait për të për të bërë Pazar, por nuk u kthye më. Ajo është vajza e vogël e familjes Nasufi përbëhej me 8 pjestarë. 19-vjecarja ka qenë e fejuar për 3 muaj, por u nda pasi kjo fejesë nuk funksionoi.  Babai i saj bëri thirrje për ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’, ndërsa tha se i druhej të bënte një denoncim në polici pasi në komunikimin e parë që ai pati me të bijën, pak ditë pasi ajo u zhduk i kishte dërguar një mesazh zanor në rrjetin social: "Hiqi ato foto se na more fytyrën, është turp për ne se po dëgjojnë edhe vjehrra".