• VIDEO

    Braçe krah blegtorëve e fermerëve: Të luftohet informaliteti! 160 lekë litri i qumështit përfundon në 120 lekë brenda javës, çfarë ndodhi

    Tirane- Deputeti Erjon Braçe doli krah blegtorëve të cilët po protestojnë këto ditë pasi ankohen për mungesën e subvencionimeve nga ana e qeverisë shqiptare që po i çon drejt falimentimit

    Në intervistën për emisionin "Studio Live' Braçe vuri theksin tek lufta kundër informalitetit dhe u ndal tek adresimi i çështjes së tatimit mbi vlerën e shtuar

    Duhet të adresojmë cështjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Nëse vijojmë në të tilla kushte informaliteti do të vijojë të vlojë. Kam marrë shifrat e doganës dy fabrikat më të mëdhaja në këtë vend 9 mijë ton për 2023 pranë 10 mijë ton qumësht të importuar lëng i skremuar, që nuk bëhet as djath kaçkavall, asgjë. Është përdorur thjesht si lëng. 10 mijë ton është qumështi i tyre që nuk shitet.  

    Kërkon ti jepet fund informalitetit.

    Duhet të marrë fund informaliteti duhet ti japim zgjidhje. Është informaliteti që bën që nga 1600 lekë për litër qumështi i deles përfundon në 1200 lekë brenda një jave. Çfarë ka ndodhur, kanë gjetur qumësht deleje diku tjetër

  • VIDEO

    Investigimi i Report Tv, Braçe: Do propozoj ndalimin e tregtimit të cigareve elektronike dhe SNUS-eve për fëmijë

    Për Report TV Erjon Braçe tregon dy nismat e reja që do të propozojë në Kuvend:

    Propozimi i radhës do të jetë ndalimi i tregtimit të cigareve elektronike për fëmijët dhe ndalimi i SNUSEVE. Duhet të jetë e ndaluar për fëmijët.

    Kjo nismë vjen dhe nxitur nga investigimi i Report Tv sipas të cilit SNUS, stimulanti me përmbajtje nikotine i paketuar në qeska të vogla të cilat mbahen në gojë po përdoret masivisht nga adoleshentët në Tiranë.  Kjo substancë po përdoret si trend edhe pse qëllimi fillestar është të ndihmojë në lënien e duhanit. I ndaluar në të gjithë Bashkimin Evropian, autoritetet shqiptare ende nuk kanë një reagim, ndërsa rreziqet shëndetësore nga konsumi janë të mëdha

  • VIDEO

    Berisha si Nano? Braçe: Zero ngjashmëri, lideri i PS nuk ishte non grata

    Deputeti socialiste Erion Braçe thotë se nuk ka asnjë ngjashmëri mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Sali Berishës sa i takon përballjes me drejtësinë. Braçe tha në Report Tv se lideri i PS-së nuk ishte non grata kudo.

    'Ky që bën mbrojtësin e Sali Berishës sot ishte prokurori i fatos Nanos. Nuk ka të ngjashme. Fatos Nano banon në një apartament. Kjo është diferenca midis Nanos dhe atij. Këtë po e konsiderojnë ‘non grata’. Ndërkohë Fatos Nano nuk pati asnjë nga këto.'- tha Braçe.

  • VIDEO

    Koasi i opozitës në Kuvend, Braçe: E kanë dhunën në ADN, e neveritshme! S’dinë të bëjnë deputetin

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv ka komentuar aksionin e opozitës në Kuvend.

     
  • VIDEO

    Lufta në PD, Basha: Të bëjmë armëpushim dhe strategji të përbashkët opozitare! Urdhrat nuk jepen nga kati i tetë

    Lulzim Basha iu përgjigj përmes një konference të gjatë për mediat, akuzave të Rithemelimit nga oborri i parlamentit, ku deputeti Flamur Noka e quajti tradhtar. Ai tha se skenari I opozitës për kaos po ngjall zhgënjim te qytetarët, ndërsa për herë të parë kërkoi armëpushim mes palëve në PD.

    • VIDEO

      Kuvend/ Rithemelimi vijon kaosin me zhurmues, Noka miell gardës e sekretarit, Basha rri e vështron! PS rrëzon 2 amendamentet e kryetarit PD

      Deputetët e Bardhit dhe Berishës vijuan sërish zakonin e seancave të kaluara! Me zhurmues, bilbila! Këtë herë aksionin e vijuan me miell, dollarë e euro false,apo djegie rregulloreje. E megjithatë asnjë nga këto veprime nuk e ndali maxhorancën të hidhte në votim e kalonte pr/ligjet e rendit të ditës e ti ngrinte karton të kuq amendamenteve të Bashës. 23 deputetët e opozitës të përjashtuar ngelën jashtë. 

      • VIDEO

        Sondazhi i Report Tv për zgjedhjet, analisti Leka: PS siguron mandatin e katërt falë opozitës! Berisha po i bën shërbimin më të madh Ramës

        Analisti Martin Leka në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ foli për rezultatet e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me Eduart Zaloshnja sa i takon besueshmërisë së qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe pyetjes se kë do të votonin nëse do të mbaheshin zgjedhjet.

      • VIDEO

        Reforma Zgjedhore, Basha thirrje grupit të Berishës e Bardhit: Ejani të flasim, cilat janë propozimet tuaja

        Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bën thirrje grupit Berisha-Bardhi që të ulen e të flasin për Reformën Zgjedhore dhe propozimet e tyre. Teksa grupi Berisha-Bardhi konteston përbërjen e komisionit të Reforormës Zgjedhore dhe duan të vendosin bashkëkryetar Oerd Bykbashin e Rithemelimit, Basha u shtri dorën e bashkëpunimit.

        “Nëse s’janë për listat e hapura hajde të flasim, se mbase e kemi ne gabim dhe s’duhen. Ndoshta duhet të hedhim në llotari, ose të caktojmë tym i bardh tym i zi kush do e bëjë renditjen. Unë them tua leme qytetarëve, prandaj them listat e hapura dhe të provohet secili, edhe kryetari i partisë. Prandaj them Shqipëria një zonë elektorale, nuk e duan. Ca propozimi kanë, dy tre katër. Ku jemi në raport me votën e emigrantëve. PD ka çuar një propozim për votim elektronik, se zgjidh problemet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Keni propozim tjetër? Do ti administrojë posta? Aneksi i qeverisë për mua është e papranueshme. E dini që këtë pro ka çuar. Si do i as posta, ai të manipulon votat aty jo të postës. E ke gabim, nuk do, ke ndonjë propozim tjetër”, tha Basha.

      • VIDEO

        Basha ironizon Rithemelimin për skenarin e bllokimit: Pranojeni se dështoi, s’po u themi qani para publikut

        Kreu i PD, Lulzim Basha ka ironizuar skenarin e Rithemelimit për bllokimin e seancave plenare. Në një konferencë për shtyp, Basha u tha se duhet ta pranojnë se ky skaner ka dështuar dhe se nuk kanë arritur asgjë prej tij.

        “Kërkuam interpelancë me Edi Ramën për Ahmetajn. Më thoni cili është interesi publik, që të gozhdohet aty, që të bëhet kjo çështje kryesore, apo të nxjerrim gjithë nga një çakmak e të bëhet lajm për dy orë, e pas tre orësh ca ndodh. Qeveria në punë të vet, në vjedhjet e veta, shqiptarët në varfërinë e tyre. Të mblidhemi bashkë t’i rrahim shpatullat bravo sa faqe dogjëm. Këto janë gomarllëqe, nuk mund të sillet opozita kështu. E pamë se ku na çoi kjo rrugë. E pamë më 14 maj, e pamë në Kukës. Kjo është një strategji e dështuar. Mua më takon tu bëj një thirrje të braktisin rrugën e bindjes së verbër ndaj interesave personale. Kush përfiton nga kjo? Edi Rama. Pasi përfiton Rama del dhe bën vetë si hero dhe u thua tjerëve që përpiqen të bëjnë misionin si opozitar që jeni të shitur e të blerë, ndërkohë që je ti që e ke forcuar Ramën, je tubi i oksigjenit të Ramës. Politikën për Ramën dhe kundër interesit të qytetarëve e bëjnë këta. Na takon t’u themi që nuk është kurrë vonë të pranosh që diçka s’po funksionin, s’po themi të rrahin veten më kamzhik, as të qajnë para publikut, por të ndalojnë një strategji që ndihmon Ramën dhe godet opozitën.

      • VIDEO

        Strategji e përbashkët kundër qeverisë dhe listat e deputetëve, Basha i hapur për bashkëpunim me pjesën tjetër të PD: Mirëpresim këdo që do të kontribuojë

        Pyetjes së bërë nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse është i gatshëm të diskutojë me pjesën tjetër të PD për një strategji të përbashkët opozitare, kryedemokrati Lulzim Basha u përgjigj duke deklaruar se është i hapur për bashkëpunim. Ai deklaroi se nuk iu është përgjigjur akuzave të pjesës së Rithemelimit sepse sipas tij nga kjo gjë përfiton vetëm qeveria.

        “Nuk jam unë ai që kam përjashtuar dialogun, koordinimin apo bashkëpunimin për një qëllim më të madh siç është përballja ndaj kësaj qeverie. Nuk u jam përgjigjur sulmeve ndaj nesh, sepse askush nuk përfiton përveç Edi Ramës. Të paktën japim kontributin tonë duke mos pasur reciprocitet me llumin që derdh një pjesë kundër pjesës tjetër të opozitës sepse përfundimi është i njëjtë, fërkon duart Edi Rama

        Në 9 shtator Berishës i kam thënë ke këto merita, hiqu mënjanë që mos të marrë kostot PD dhe Shqipëria. Qëndrimet e mia nuk kanë qenë kurrë ndaj një individi por në interes të demokratëve.

        Gjithë baltën që hedhin ndaj meje e dinë se i kanë gënjeshtër sepse kanë qenë dëshmitarë të çmimit të lartë që kam paguar ndër vite për të ruajtur interesin e demokratëve. Pra mund të them se nuk jemi ne pala që sulmon apo denigron duke çuar energjitë opozitare në shërbim të luftës kundër opozitës”- tha Basha.

        Ndërsa sa i takon pyetjes për listat e deputetëve, Basha tha se afatet janë përcaktuar nga Kodi Zgjedhor dhe u bëri thirrje të gjithë personave që duan të kontribuojnë që të jenë pjesë e procesit.

        “Mirëpresim afrimin e tyre që duan të kontribuojnë në betejën e ardhshme elektorale. Afatet janë përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, PD do kërkojë të afrojë këdo që do të kontribuojë”- shtoi kryetari i PD

      • VIDEO

        Deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët, Basha: Kallëzoi me gisht Ramën, të japë dorëheqjen

        Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët. Basha thotë se Rama duhet të japë dorëheqjen, pas akuzave që ish-zv.kryeministri lëshoi ndaj tij. 

        "Votimi kundër i këtij amendamenti përkon me krizën më të thellë që një qeveri ka njohur. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që të dalë ish zëvendëskryeministri e të tregojë me gisht kryeministrin si pronar të aferës më të madhe që është hetuar ndonjëherë, inceneratorët dhe të mos ndodhë asgjë. Minimumi në një shoqëri normale, do ishte largimi nga detyra dhe inkurajimi i një hetimi të plotë që do përfshinte personin e treguar me gisht nga 2-shi i tij dhe jo nga opozita.

        Ishte hipokrite të mos thonim diçka që e dinë gjithë shqiptarët, pse ky precedent vendoset në Shqipëri, është dhe dobësimi permanent i aftësisë së opozitës për tu marrë seriozisht me problemet e vendit. Ky është edhe luksi i çdo të enjte, që një pjesë e opozitës i dorëzon Ramës dhe është boshti i vetëm që rrotullohet një qeveri dhe një kryeministër është aty", tha Basha. 

      • VIDEO

        Basha thumbon grupin Berisha-Bardhi: Në vend të derdheshit shesheve, mezi mbushni një rrugicë

        Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka komentuar protestat poshtë ballkonit të Sali Berishës dhe kaosin në Kuvend. Basha tha se opozita në vend se të derdhej shesheve në protesta, mezi mbush një rrugicë. Kryedemokrati u bën thirrje që të thërrasin mendjes dhe të lënë pas interesat personale.

         

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv