Deklaratat e Bashës, Bejko: '10 me yll', do kenë efekt edhe tek Rithemelimi!

11 Janar, 20:19

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv komentoi konferencën për shtyp të kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se me këtë konferencë Basha hapi siparin e një gjuhe të re politike.