-
VIDEO
32 vjet nga themelimi i Partisë Socialiste, Rama: Forca e vetme politike që s’ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar! Gëzuar
Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama zgjodhi të publikonte flamurin, për të uruar ditëlindjen e kësaj force politike. Me një flamur që valëvitet në qiell, kreu i qeverisë shkruan se PS është e vetmja forcë politike që nuk e ka ndryshuar drejtimin e interesit kombëtar. Ndër të tjera, sot, PS votohet më tepër nga gratë se nga burrat, thekson Rama.
-
VIDEO
Prezantohen kandidatët për ambasadorë në Komisionin e Jashtëm! Çollaku: Procesi vonuar
Në Komisionin e Jashtëm po prezantohen katër nga kandidatët për ambasadorë të depozituar nga qeveria në Kuvend.
-
VIDEO
Pikëpyetjet për zgjedhjen e kreut të ri të PD! Kryesia urdhëron ‘Komisionin e Zgjedhjeve’ të drejtojë procesin, por ky organ mungon! Mbledhja e Këshillit Kombëtar, domosdoshmëri
Në Partinë Demokratike tashmë ka nisur procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri, por një sërë pikëpyetjesh po e shoqërojnë atë. Kryesia në vendimin e fundit ia la detyrë ndjekjen e procesit Komisionit Zgjedhor, por kjo strukturë nuk funksionon. Anëtarët e saj janë larguar drejt Sali Berishës.
-
VIDEO
Në kulmin e debatit për Asociacionin, Edi Rama dhe Albin Kurti mbledhin qeveritë më 14 qershor në Gjakovë (AXHENDA)
Në kulmin e debate që po zhvillohen për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në veri, 14 qershori do të bëjë bashkë qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës në Gjakovë. Ky takim i përbashkët i dy qeverive vjen në një kohë që qeveria e Shqipërisë ka hartuar një draft për Asociacionit, por Kosova e konsideroi se ka zero rëndësi, pasi nuk kanë nevojë për ndërmjetësues vetëm për mbështetje në arenën ndërkombëtare.
Kjo është mbledhja e 9 e përbashkët që do të zhvillojnë dy qeveritë, ndërsa 14 qershori është edhe një datë e rëndësishme në Kosovë pasi nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. Si fillim, secili ministër, duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.
-
VIDEO
Humbja drastike në zgjedhje, Berisha: Rama rrëzohet vetëm më protesta! Sulmon Bashën: Letër pa vlerë
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, Sali Berisha beson se me Edi Ramën kryeministër zgjedhje të lira nuk ka e se vetmja mënyrë për të rrëzuar një kryeministër nuk ikën nga pushtetit është nëpërmjet protestave
-
VIDEO
Berisha sulmon Bashën: Akoma ka njerëz që mashtrohen e besojnë se është opozitë, është peng i Ramës! Letër pa vlerë
Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës, për të ciln tha se është peng i Edi Ramës.
-
VIDEO
Berisha i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën
Sali Berisha në një bashkëbisedime me qytetarët në rrjetin sociale Facebook, u bëri thirrje komunitetin ndërkombëtar që të mos rëndojnë më tej krizën në Kosovë me Edi Ramën.
‘Edi Rama propozoi, jashtë çdo lloj kodi, në një ndërhyrje flagrante në punët e një vendi, projektin e të ashtuquajturit Asociacion. Pa asnjë tagër, pa asnjë autoritet. Ky projekt sigurisht u hodh poshtë nga të gjitha forcat politike të Kosovës.
Pasi Kosova nuk e pranoi atë, u detyrua dhe padroni i Ramës të thotë se ai nuk na përshtatet. Por, Edi Rama atë projekt e mori nga sivëllai i tij, padroni i tij Vuçiçi. Përveç projektit, ai përdori një gjuhë ndaj Kosovës, që Putini do ia kishte lakmi.
Kosova do kthehet në kohën e bronzit, tha. Ne kemi mbajtur qëndrimet tona, por shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos rëndojë krizën me Edi Ramën sepse angazhimi i tij, jo që nuk lehtëson, por rëndon krizën në veriun e Kosovës, të krijuar para se gjithash nga projekti i Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiç.
Ai kërkon me çdo kusht që ato komuna, pasi dështoi me ndryshimin e kufijve, t’i ketë të qeverisura prej tij. Sikundër u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për bashkërendim dhe bashkëpunim me KFOR-in, BE-në dhe SHBA.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Dako pas hekurave, kush e ka rradhën tani? (9 qershor 2023)
Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe lënia e tij në burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës ka ngjallur debate lidhur me masën e sigurisë së caktuar nga GJKKO.
-
VIDEO
Arrestimi i Dakos, Gjokutaj: U akuzua për shpërdorim detyre për ta shpëtuar nga sekuestrimi i pasurisë! Hoxha: SPAK po ‘kursen’ opozitën për shkak të presionit publik
Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe lënia e tij në burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës ka ngjallur debate lidhur me masën e sigurisë së caktuar nga GJKKO.
-
VIDEO
Trump nën akuzë për dokumentet e deklasifikuara, korrespondenti i Report TV në SHBA: Do ta pengojë për të rikandiduar në zgjedhjet e 2024-ës
Korrespondenti i Report TV, Denion Ndrenika në një lidhje ‘skype’ me gazetarin Arbër Hitaj nga Nju Jork ka folur për aktakuzën që gjykata e Floridës ka bërë ndaj ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Duke qenë se SHBA është në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2024, kjo aktakuzë e para për një ish president, mund të pengojë Trump për të rikandiduar.
-
VIDEO
Veliaj i jep ambasadores Yuri Kim 'Çelësin e Qytetit’: Quaje Tiranën si shtëpinë tënde
Në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Tiranës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
-
VIDEO
'Lufta' për kreun e PD/ Agalliu: Berisha e di që s'vjen në pushtet dhe do grup armiqësor të jusitifkojë humbjet! Burimi: Militantët e tij mund të futen në garë, Basha s'fiton
Deputeti demokrat Arbi Agalliu pretendon se përçarja e PD vjen prej Sali Berishës i cili nuk e kap dot pushtetin dhe kërkon grup armiqësor që të justifikojë disfatat e tij. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj duke thënë se PD nuk e ka më luksin të humbë kohë me eksperimente.