Idrizi në Report Tv: Fredi Beleri, fosile që këput broçkulla! Të reagojë drejtësia, do e çojmë në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare

11 Maj 2023, 23:54 | Përditesimi i fundit: 2023-05-12 00:01:43

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi thotë se organet e drejtësisë duhet të reagojnë për deklaratën e kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Himarën, Fredi Belerin që tha se do të helenizojë Himarën. Në një intervistë për Report Tv thotë se Fredi Beleri artikulon brokulla, ndaj do e padisin në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare.