-
VIDEO
Luana Vjollca thirrje për të votuar Veliajn: Ka treguar që mund ta çojë Tiranën vetëm përpara
Numrit të madh të njerëzve të njohur të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në këto zgjedhje i është shtuar së fundmi edhe moderatorja e njohur Luana Vjollca. Përmes një mesazhi ajo bën thirrje për të votuar më 14 maj Erion Veliajn, i cili sipas sja e ka treguar tashmë që mund ta çojë Tiranën vetëm përpara.
-
VIDEO
Gjiknuri, Kushi dhe Llatja takim me arsimtarët e Elbasanit: Më 14 maj votohet dhe për progresin e Arsimit! Rritja më e madhe e rrogave për mësuesit
Sekretari i Përgjithshën i PS, Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Gledian Llatja zhvilluan një takim me arsimtarët e Elbasanit. Teksa i cilësoi themeli i shoqërisë dhe kombit, numri dy i socialistëve nënvizoi se qeveria socialiste dhe Bashkia i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë investimeve në asrsim.
“Jeni themeli i asaj që quhet komb, roli juaj në shoqëri është i jashtëzakonshëm. Nuk i bën dot shkollat pa mbështetje financiare. Realisht kushdo duhet ti jetë në njëfarë mënyrë mirënjohës kësaj qeverie e cila po e bën të mundur këtë. Dikush thotë, se ka edhe skeptikë, e ka për detyrë! Po mirë, detyrë e kishin dhe të tjerët, por nuk e bënë. Kjo qeveri po e bën dhe ky është realiteti. Në fund të fundit çdo qeveri duhet të vlerësohet për masat që merr. Në qoftë se ju sqaroni të tjerët që me votën e 14 majit kemi mundësi të shpërblejmë dhe këto politika të mira të qeverisë, unë them që është mesazhi i duhur për ta bërë këtë. Bëjeni për veten tuaj. Votoni edhe për progresin e arsimit dhe për çfarë është bërë për arsimin në Shqipëri dhe për atë çfarë do të bëhet më tej”, tha Gjiknuri.
-
VIDEO
Veliaj: Javën tjetër hapet tregu agro-ushqimor i Farkës! Na duhet bashkëpunimi qeveri-bashki
Për kryebashkiakun Erion Veliaj, njëherësh kandidat i PS-së për një mandat të tretë në bashkinë e Tiranës, vlera e pronës pranë Liqenit të Farkës, është rritur falë investimeve.
“Ftesa për të gjithë prindërit është: ta shfrytëzojmë këtë park të mrekullueshëm, që po kthehet në një nga zonat rezidenciale më të kërkuara në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Në Farkë, në Petrelë, e në Mullet, në Lundër, ka ndodhur rritja më e madhe e vlerës së pronës falë punës”- tha Veliaj.
-
VIDEO
Veliaj mirëpret demokratët që i bashkohen PS: Është shtëpia më e madhe e shqiptarëve sepse nuk i braktis kurrë
Edhe gjatë takimit me banorët e zonës së Bulevardit të Ri, Erion Veliaj mirëpriti demokratët që iu bashkuan Partisë Socialiste. Ai tha se gjithnjë e më shumë kryeqytetas po e kuptojnë se familja socialiste është shtëpia më e madhe e shqiptarëve.
-
VIDEO
Rama ironi me Leskajn: Respekte për ty, keni gjetur me budallain e Vlorës për të kandiduar përballë Ermalit
Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka zgjedhur që të ironizojë deputetin Bujar Leskaj dhe kandidatin e koalicionit Berisha Meta, Hysni Sharrën. Kryesocialisti u shpreh se ka respektin e tij pasi ka zgjedhur më budallain që mund të gjente në qytet.
‘Ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës. Më budalla që ka gjetur Leskua për të kandiduar këtu me Ermalin në Vlorë me Qiri nuk e gjen dot. Për këtë duhet ti them Leskos, respekte, që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me PS-në. Sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je për ta.'- tha Rama.
-
VIDEO
Rama miting përmbyllës në Vlorë: Qytetit i duhet një kryetar bashkie që të rri pa gjumë! Do e kthejmë kampione të turizmit në Ballkan
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në miting përmbyllës në qytetin e Vlorës, ku prezantoi kandidatin Ermal Dredha. Kryesocialisti që në nisje të fjalës së tij, u shpreh se Vlorës i duhet të një kryetar i cili nuk fle gjumë.
‘Ermali më pyeti se çfarë pret nga unë i kam thënë që të rrosh pa gjumë! Vlorë si duhet një kryetar bashkie që rri pa gjumë, që zgjohet i pari dhe që shikon se në qytet nuk ka asnjë copë letër. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit. Vlora është bashkia më problematike për pastrimin dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund të vijë qeveria këtu të pastrojë Vlorën. Do e bëjmë Shqipërinë njishin e turizmit në Ballkan. I duhet një kryetar bashkie që matet 7 herë para se të firmosë një leje ndërtimi si kjo përballë që kam unë.’- tha Rama.
-
VIDEO
Kandidati i Metës dhe Berishës për Durrësin: 10 persona në Sukth kanë kërcënuar me jetë të rinjtë demokratë që shpërndanin fletëpalosje
Stafi elektoral i Igli Carës, kandidatit të koalicionit Meta Berisha për bashkinë e Durrësit, kanë denoncuar një ngjarje të ndodhur ditën e sotme ku sipas tyre janë kërcënuar të rinjtë e FRPD-së që po shpërndanin fletëpalosje për Carën.
-
VIDEO
Rama nga Himara sulmon kandidatin e Berishës e Metës: Është një kokrra injorantit, analfabet në greqisht
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Fredi Beleri për bashkinë e Himarës, duke e cilësuar si një njeri të paditur. Sipas Ramës ai po kërkon që të përdorë në Himarë lidhjet që ka me Greqinë
-
VIDEO
Këshilli euro-atlantik: Votoni masivisht PD-në më 14 maj! Këshilli Euroatlantik: Berisha nxiti anti-amerikanizëm
Këshilli Euroatlantik i PD, i prezantuar një ditë më parë nga kreu i Komanduar Enkelejd Alibeaj, bën thirrje që qytetarët të votojnë kandidatët për kryebashkiakë të dalë nga e djathta. Përfaqësuesi i kësaj strukture të re në PD, Preç Zogaj akuzon Berishën se po nxit anti-amerikanizëm
-
VIDEO
Sokol Cikalleshi i uron fitoren Veliajt: Të kishe qenë futbollist, do kishe qenë sulmues klasi se bën shumë gola
Bomberi i kombëtares kuqezi Sokol Cikalleshi shpreh mbështetjen për Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi, sulmuesi me origjinë nga Kavaja shprehet se Veliaj e ka kthyer Tiranën në një model që çdo qytet duhet ta ndjekë për t’u zhvilluar.
“Erion përshëndetje! Po e nis këtë mesazh për ty, për të uruar suksese në këtë garë! Ti të kishe qenë futbollist do kishe qenë sulmues klasi pasi bën vetëm gola. Nuk ka shkuar asnjë projekt bosh për Tiranën, por ti e ke kthyer për më mirë. Unë zemrën e kam në Kavajë, në vendlindjen time dhe më vjen mirë që po jepni një dorë. Tirana është model dhe çdo qytet duhet ta ndjekë për t’u zhvilluar. Çdo shqiptari i bëhet zemra mal kur e shikon vendin e tij të zhvillohet. Suksese dhe fitore”, thekson Cikalleshi.
-
VIDEO
Gara e PD për Tiranën, Bejko: Flotë autobusësh ekologjikë! 5 komplekse sportive në hyrje të qytetit
Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko premton flotë ekologjikë autobusësh. Në një takim me qytetarë, ku shpalosi programin për shëndetin dhe sportin, Bejko tha se trafiku urban do të përmirësohet, ndërsa duke u ndalur te sporti, premtoi 5 komplekse sportive në hyrje të qytetit.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Kandidatët e forcave politike në terren për bashkëbisedim me qytetarët
Kandidatët e forcave politike për betejën politike të 14 majit kanë dalë si çdo ditë të fushatës në terren.