-
VIDEO
Rama takim me bluzat e bardha në Klos: Në Gjermani jetesa është më e shtrenjtë! Pavarësisht rrogës së lartë, s'mbeten para për të mbyllur muajin
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e Matit dhe Klosit, ku është shprehur fillimisht se më në fund është realizuar dëshira e kahershme për rritjen e pagave për mjekët në veçanti. Rama shton se rritja e pagave për mjekët me 20 mijë lekë për mjekët në tërësi dhe me 15 mijë lëke për infermierët, na barazon me Rajonin.
-
VIDEO
KQZ urdhëron heqjen e posterave pa shënimin 'prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit': Të hiqen brenda ditës së premte
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e posterave pa shënimin ‘prodhuar nën përgjegjësinë ligjore e partisë përkatëse’
-
VIDEO
Kodheli: Prioritet transporti i fëmijëve, katastrofë që t'i lësh pa shkollë! Bashkitë nuk shfrytëzojnë as fondin për emergjencat civile
Kandidati i opozitës Evdar Kodheli, vijon turin e takimeve elektorale në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Fier. Në takimin e radhës ai është ndalur në Cerven nga ku ka prezantuar programin elektoral 2023-2027. Banorët shprehën indinjatën për mungesën e vëmendjes nga pushteti vendor i cili i ka lënë pa rrugë, pa qëndër shëndetësore dhe pa dëmshpërblim të përmbytjeve gjatē viteve 2015-2018.
-
VIDEO
Rama batuta me gratë në Mat: Nëse keni burrë demokrat, por që edhe s’mbush, më 14 mbaj mbylleni në shtëpi! Është turp i madh të votosh ‘Like Floririn’
Nga Mati, kryesocialisti Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Rama me shaka tha se gratë që kanë burrat demokratë duhet t’i marrin më 14 maj vetëm përpara, por nëse kanë burra që ‘nuk mbushin’, t’i mbyllin në shtëpi ditën e zgjedhjeve pasi është turp të votojnë për ‘Like Floririn’.
-
VIDEO
Kandidati i çiftit Berisha-Meta kallëzim në SPAK për 'rivalin' e tij në Bashkinë Vorë: Ka abuzuar me tenderin e pastrimit, zhvati 2.3 mln euro
Kandidati i çiftit Berisha-Meta, Indrit Hoxha ka kallëzuar sot në SPAK kreun e Bashkisë Vorë, Blerim Sherës. Ai e akuzon se ka abuzuar me tenderin e pastrimit duke zhvatur 2.3 mln euro
-
VIDEO
Rama në Mat: PD ka pasur në krye një ultra komunist! Mos mbështesni ‘non gratën’, vota për Berishën do rrotullojë në varr gjyshërit tuaj
Kryesocialisti Edi rama ditën e sotme është ndalur në Mat. Gjatë një takimi me qytetarët, Rama u bëri thirrje atyre që të mos votojnë për koalicionin Berisha-Meta. Rama tha se ata i kanë pasur në dorë bashkitë, por edhe kur kanë qenë në qeverisjen qendrore nuk kanë bërë asgjë për zhvillimin e vendit.
-
VIDEO
Ndreu: Kam bërë më shumë punë për 4 vite se ata për 25 vite! Nuk abuzoj me votën e popullit
"Për katër vite kam bërë më shumë pune se ata që kanë marrë vota për 25 vite në këtë zonë". Kështu u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu gjatë takimi elektoral që zhvilloi me banoret e Tale1, Tale 2 dhe Grykë Lumi në Njesinë Administrative të Shënkollit. Ndreu garantoi vijimin e projekteve në këtë zonë pa potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe bujqësor.
-
VIDEO
‘Vendoret’ Nisma Thurje: Që të vijnë të rinjtë që ikën, duhet të ikin këta që janë në pushtet
Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e kombinatit. Kryetari i Nismës Thurje, i cili kryeson edhe listën për Këshillin Bashkiak, u shpreh se në thelb beteja politke e Nismës është një betejë mes brezave, por është edhe një betejë për padrejtësinë që i është bërë brezit të shkuar.
-
VIDEO
Një tjetër demokrat mbështet kandidatin e Berishës në Vau Dejes, Zekthi: Nuk ka të dytë, kemi vetëm Zef Hilën
Një tjetër drejtues i lartë i demokratëve të Alibeaj, është shfaqur në fushatë krah kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në Vau Dejës, Zef Hila.
-
VIDEO
14 maji, sot në Report Tv sondazhi i pestë i ‘Piepoli’! Cila forcë fiton në rang në kombëtar dhe kush është kandidati i preferuar në Tiranë?
Këtë të mërkurë, Report Tv sjell rezultatet e sondazhit të pestë të Institutit prestigjioz Piepoli për zgjedhjet e 14 majit.
Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet të parashikojë prirjen e votës së partive dhe koalicioneve në nivel kombëtar ndërsa ka kaluar pjesa më e madhe e fushatës elektorale.
-
VIDEO
Roskovec, sfida e Majlinda Bufit per mandatin e III dhe beteja e PD perballe Berishes (2 maj 2023)
TIRANË- Majlinda Bufi është kandidatja e parë në radhët e socialistëve, e cila ka pranuar një debat me rivalët e saj, por jo me Erdit Hazizaj, por me vetë Sali Berishën. E ftuar në “Repolitix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga, Bufi tha se është e hapur për çdo lloj debati duke thënë se është bindur për punën e saj.
“Do e pranoja debatin me Berishës dhe jo me zotin Hazizaj, jam në detyrë prej 8 vitesh, bashkëpunimi me qytetarët, jam e përkushtuar ndaj punës dhe jam aty vetëm për atë gjë dhe jam e bindur që qytetarët e Roskovecit e njohin. Nuk më duhet fare profile i kundërshtarit, unë shoh punën dhe objektivat e mi. Jam e hapur për çdo lloj debati. Berisha godet ata që nuk arrin dot, dhe këtë e tregon mbështetja e qytetarëve të Roskovecit”, tha Bufi, njëherazi edhe kryetare e Bashkisë së Roskovecit.
-
VIDEO
Bufi tregon në Report Tv prioritet për mandatin e ardhshëm: Bujqësia dhe turizmi, pikat kyçe
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, e cila është njëherazi edhe kandidatja e socialistëve në këto 14 maj, Majlinda Bufi ka treguar edhe prioritetet e saj në programin elektoral.