-
VIDEO
Akuzat e opozitës për presion ndaj punonjësve të bashkisë së Elbasanit për të votuar PS, Gjiknuri: Po kërkojnë alibinë për humbjen e rradhës
Akuzave të bëra nga kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Luçiano Boçi se PS po përpiqet bëjë presione ndaj administratës për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Elbasanit, sekretari i përgjitshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri u është përgjigjur duke thënë se kundërshtarët politikë po përgatisin alibinë për humbjen e rradhës.
-
VIDEO
Gjiknuri në Prrenjas: Elbasani nuk ka nevojë të bëjë eksperiment politik duke e çuar votën tek opozita
Gjiknuri nënvizoi se fitorja e zgjedhjeve çimenton marrëdhënien bashki- qeveri për t’i çuar përpara këto punë. “Në fakt në këtë komunikim për zgjedhjet e 14 Majit ne duhet të kemi të qarta mesazhet politike që duam të përçojmë. Më 14 Maj nuk është çështja vetëm Gledi, që patjetër është kryetari i bashkisë dhe e meriton të jetë kryetari i bashkisë, por mbi të gjitha ju konfirmoni vazhdimësinë e zhvillimit në Elbasan. Që një kryetar bashkie këtu të ecë përpara dhe të ketë mundësinë e ndryshimit të Elbasanit duhet patjetër të ketë nga mbrapa mbështetjen e qeverisë shqiptare. Ndërhyrjet nëpër lagje, ndërhyrje që bëhen nëpër shumë zona që kanë nevojë të formalizohen më shumë, vijnë si rezultat, sepse një pjesë të mirë të projekteve kryesore i mbulon qeveria shqiptare. Ne më 14 Maj duhet ta çimentojmë këtë marrëdhënie bashki- qeveri për t’i çuar përpara këto punë”, tha ai.
-
VIDEO
Beteja me Ramën, por për të mundur edhe Alibeajn (3 maj 2023)
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale, deputeti Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ka bërë një denoncim, ku tha se në Elbasan është bërë një mbledhje ku u është kërkuar drejtorëve socialistë që të blejnë vota. Noka i cili përmendi edhe emrat e funksionarëve të lartë socialistë, tha se këto persona duhet të mbahen në vëzhgim.
-
VIDEO
Kandidati i PD-së për Kuçovën: Deputetët demokratë nuk më mbështesin, janë me Foltoren
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kuçovës, Ilirjan Koxhaj thotë se nuk ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PD-së për zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koxhaj u shpreh se deputetët e PD-së janë me kandidatin e Foltores
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Kandidatët për kryetarë bashkie prezantojnë programet! Ndreu: S’kam për të abuzuar kurrë me votën! Kodheli: Prioritet transporti falas i nxënësve
Jemi 12 ditë larg zgjedhjeve vendore, kandidatët për kryebashkiakë kanë vijuar me takimet e tyre me banorët e qyteteve dhe zonave të ndryshme duke shpalosur programet e tyre në kuadër të fushatës elektorale.
-
VIDEO
Kandidon për mandatin e tretë në bashkinë e Dimalit, Memaj: Investimet e nisura do t'i përfundojmë vitin e ardhshëm
Kandidatja e PS për kreun e bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj ka zhvilluar takim me banorët e lagjes “Guri i Bardhë" të cilëve u ka kërkuar votat për një mandat të tretë në krye të kësaj bashkie.
-
VIDEO
Roland Bejko takim me ish-të përndjekurit politikë: Shpallim muze burgun 313! Vilën e Enver Hoxhës e kthejmë në qendër për edukimin kundër komunizmit
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët nga ku tha se do të shpallin Muze të Krimeve të Komunizmit burgun 313 në Tiranë, burg që gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve.
-
VIDEO
Shkrirja e gjykatës së Lushnjës, Kreu i Avokatëve në Fier: Do bëhet lëmsh i madh! Vonesat për një gjykim civil në shkallë të parë mund të shkojnë në 2 vite
Shkrirja e Gjykatës së Lushnjës dhe transferimi i 2000 dosjeve në gjykatën e Fierit ka sjellë reagimin e Dhomës së avokatëve në Fier. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier Ermal Hamataj në një prononcim për mediat është shprehur se shkrirja e gjykatës së Lushnjës dhe transferimi i çështjeve në Fier do të sjellë kaos
-
VIDEO
Premtoi ceremoni mortore falas, Noka merr në mbrojtje kandidatin e Libohovës: Po varrosen me borxhe, s’ishte rastësor premtimi
Deputeti Flamur Noka ka marrë në mbrojtje kandidatin e koalicionin Berisha-Meta për Libohovën, Adil Xhelilin, i cili premtoi shërbime funerale falas. Në emisionin Kontrast në Report Tv, Noka u shpreh se njerëzit në Libohovë po varrosen me borxhe.
‘E ka thënë dhe mirë e ka thënë kandidati i Libohovës ceremoni mortore falas! Në Libohovë a e dini ju ku ka arritur kjo shoqëri varrosen me borxhe njerëzit. Më trego sa duhet të paguar për një varr e sa kushton ceremonia e varrimit. Ta mësojmë nga Adil Xhelili, i varrosin me borxh dhe punojnë 1 deri në 2 vite për të shlyer borxhin. Janë mbi dhjetëra familje që janë në borxh. Këta janë të pashpirtë! Nuk ka qenë asnjë rastësore.’- tha Noka.
-
VIDEO
Premtimet e Zef Hilës për banorët në Bushat: Do merrem me rikualifikimin e bllokut të pallateve dhe infrastrukturën
Në një pritje entuziaste, kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Zef Hila ka vijuar turin e fushatës elektorale duke u ndalur në Bushat. Në këtë takim banorët i kanë garantuar mbështetjen maksimale në zgjedhjet e 14 Majit….
Gjatë fjalës së tij kandidati Hila ka falenderuar banorët për mbështetjen e tyre në vite ndërkohë që garantoi se program I tij për katër vitet e ardhshme garanton rikthimin e vëmendjes tek kjo njësi administrative siç është zona e Bushatit.
Rikualifikimi i bllokut të pallateve në qendër të Bushatit, infrastruktura rrugore e lagjeve, ndërtimi i një palestre për shkollën 9 vjeçare dhe të mesme në Bushat, dhe hapja e çerdhes dhe kopshtit publik me dreke ishin disa nga premtimet e kandidatit Hila në programin e drejtimit të bashkisë Vau Dejes.
-
VIDEO
Kandidati i PS për Vaun e Dejes: Projekti i kanalit vaditës nga Pistulli në Pacram, gati për zbatim
Me banorët e Paçramit, kandidati i PS për Bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli bisedoi për investimet e kryera në këto 4 vite si dhe nevojën për të vijuar projektet e rëndësishme siç është ai i kanalit vaditës nga Pistulli në Paçram i cili është gati për zbatim! Ujësjellësi i ri nis brenda 3 muajsh.
Më pas banorët e Fshatit Pistull i u shprehën të bindur se vota e tyre në 14 maj do të jetë për Kristian Shkrelin! Nga ana e tij kandidati Shkreli tha se pas përfundimit të qëndres shëndetësore dhe ndricimit, radhën e ka rruga që lidh Pistullin me zona të tjera si dhe kanalet vaditëse
Përtej bindjeve politike banorët e këtyre zonave premtuan mbështetje masive per Kristian Shkrelin me 14 maj.
-
VIDEO
Flamur Noka në ‘Kontrast’: Në Elbasan janë caktuar drejtorët që do të blejnë vota! Të mbahen në vëzhgim
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale, deputeti Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ka bërë një denoncim, ku tha se në Elbasan është bërë një mbledhje ku u është kërkuar drejtorëve që të blejnë vota.