-
VIDEO
Veliaj: Saliu e nisi 30 vjeç me Partinë e Punës, tani 80 vjeç është bërë anëtar i LSI-së
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua të gjithë demokratëve, duke u thënë të mos i besojnë më një njeriu si Sali Berisha, që deri tani ka ndërruar 3 tesera partie. Ai iu referua lëvizjes më të fundit të Berishës, që po i detyron demokratët t’i japin vota Partisë së Lirisë së Ilir Metës.
-
VIDEO
Kandidati i PD-së për Mirditën në Report Tv: Fokusi ynë, frenimi i largimit të të rinjve! Jemi të gjithë të bashkuar për ndryshimin
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës, Albert Melyshi, në një intervistë për Report Tv prezantoi disa nga pikat e programit të tij, nëse do të fitojë drejtimin e bashkisë, në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj
-
VIDEO
‘Vendoret’, Pjerin Ndreu në Report tv: Qytetin e gjetëm si gërmadhë në degradim nga menaxhimi i keq! Kemi sjellë ekuilibër financiar në bashki
Ndreu u shpreh se bashkinë e gjetën në një gjendje shumë të renduar nga ana financiare, ndërsa theksoi se qyteti kishte i ngjante një gërmadhe në degradim. Sipas Ndreut ato kanë sjellë një ekuilibër financiar në bashki dhe janë rritur investimet
-
VIDEO
14 maji/ "Oferta e PS, përpara për 2025-ën" (26 prill 2023)
-
VIDEO
Bejko program për Bujqësinë: Do të hapim 5 tregje të reja në Tiranë
Kandidati i PD, Bejko: do të hapim 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës. Do ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale për ti lidhur me Tiranën.
Në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjedisit, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin. Bejko prezantoi 5 pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë. Pikat kryesore:
1. Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë.
2. Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.
3. Mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.
-
VIDEO
Filo i PS-së në Boboshticë: Praktikat më të mira botërore për fermat bujqësore të bashkisë Korçë, ndryshime në mandatin e ardhshëm
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, në kuadër të takimeve për zgjedhjet vendore të 14 majit është ndalur në fshatin Boboshticë. Gjatë një takimi me banorët e fshatit, Filo siguroi ata se falë projekteve të planifikuara në mandatin e ardhshëm, Boboshtica do të jetë në qendër të investimeve jo vetëm infrastrukturore dhe zhvillimore por edhe në fushën e bujqësisë. Sipas tij, këto projekte pritet që të hapin më shumë vende pune dhe të ndërtojnë kushtet e duhura për zhvillimin e zonës.
-
VIDEO
Kandidati i koalicionit Meta-Berisha për Vlorën me qytetarët: Do fitojmë këtë vit se s’ka lezet
Hysni Sharra, kandidati i Koalicionit Berisha-Meta u takua me banorë dhe biznese në Vlorë.
Sharra, gjatë takimit shpalosi platformën e tij për transformimin e këtij rajoni duke vënë theksin te masterplani për furnizimin me ujë të pijshëm, reduktimin e taksave dhe tarifave vendore si dhe ndërtimin e tregjeve.
“Do fitojmë këtë vit se s’ka lezet”- tha Sharra.
-
VIDEO
Mesazhi i Alibeajt nga Këlcyra: Demokratët e nisin reflektimin nga vetja! PD nën sulm prej 1 viti e gjysmë, duan ta asgjësojnë
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë mesazhin e tij nga Këlcyra duke thënë se demokratët duhet të reflektojnë duke nisur nga vetja. Edhe këtë herë, ka thënë se PD ka qenë nën sulm nga Sali Berisha bashkë me PS që duan ta asgjësojnë
-
VIDEO
Berisha mbron 'gishtin e mesit' të Këlliçit: Meritojnë shumë më tepër, më duket pak! Të isha unë si ai kushedi çdo nxirrja
Sali Berisha nuk ka asnjë kritikë për Belind Këlliçin, i cili nxori gishtin e mesit me argumentin për të goditur korrupsionin por mori shumë reagime. Vetë Berisha që e zgjodhi që të kandidojë për Bashkinë Tiranë thotë se të gjithë të korruptuarit meritojnë shumë më tepër se aq.
-
VIDEO
Sinamati i çiftit Meta-Berisha në Kukës: Jam konsultuar për programin që mos të jem një dështak
Kandidati për Bashkinë e Kukësit nga koalicioni Berisha-Meta, Admir Sinamati në një takim me qytetarët e Kukësit thotë se programi i tij është i asksesueshëm. Ai u shpreh se është konsultuar për programin dhe nuk do të jetë dështak.
-
VIDEO
Nisma Thurje takim me banorët e Ali Demit: Propozimi që të rikthehet çmimi ujit aty ku ishte në 2017
Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e Tiranës tek Pazari i Ri. Në këtë takim u prezantuan lista e kandidatëve të Nismës Thurje për në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila kryesohet nga Endrit Shabani dhe Pano Soko.
Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, u ndal tek koha që të rinjtë sot shpenzojnë për të pritur autobusin në stacion, apo në radhë për një abone, vetëm ngaqë operatorët privat të urbanëve nuk pranojnë të vendosin teknologjinë.
-
VIDEO
Kushtetuesja shtyn sërish vendimin për VKM e ndërtimeve pa leje, 28 deputetët kërkues duhet ta autorizojnë me firmë përfaqësimin! Bardhi: Rezultat i shantazhit të Ramës
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM për operacionet për ndërtimet pa leje. Shkak i shtyrjes këtë herë është bërë pasi sipas Gjykatës Kushtetuese kërkohet një autorizim me firmë i të 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën për palën që do t’i përfaqësojë.