-
VIDEO
Zbardhen emrat e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, socialistët rikonfirmojnë pjesën më të madhe të emrave
Kandidatët e qarkut të Elbasanit i ka konfirmuar drejtuesi politik, Damian Gjiknuri.
Elbasan-Gledjan Llatja
Cërrik-Andi Salla
Belsh-Arif Tafani
Gramsh-Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)
Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)
Librazhd- Mariglen Disha
Prrenjas-Nuri Belba
-
VIDEO
Spiropali prezanton kandidatët e 5 bashkive të qarkut Shkodër për zgjedhjet lokale të 14 majit, 3 prej tyre kryetarë aktualë
Drejtuesja e PS për qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali ka bërë me dije emrat e kandidatëve për 5 bashkitë e këtij qarku në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Spiropali: I ka dhënë provat në të gjitha institucionet që ka drejtuar. Shkodrës do i japim alternativën më të mirë. Do bëjmë gjithçka për të bërë atë që ende nuk është bërë, jo për dëshirën tonë por për politkikën e vjetër të bastioneve. Kemi besim se kandidatura e Benet Becit shkon përtej PS-së.
-
VIDEO
Berisha thirrje simpatizantëve demokratë në Kurbin: Mos bëni gabim të shkoni pas Alibeajt! Nuk përkulemi para pengjeve të Ramës
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha përsëriti akuzat e tij ndaj kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se po mbahet peng nga kryeministri, Edi Rama me krimet e vëllait të tij.
-
VIDEO
Rama mbledh kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
Kur duhen edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e kaluar të kryesisë, socialistët do të caktojnë sot një listë përfundimtare për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale
-
VIDEO
PD ende pa vendim për emrat për kryebashkiakë e këshilltarë! Përfundon mbledhja e Alibeajt me 17 emrat e konfirmuar deri tani! Kryetarët e degëve duan një deputet kandidat për Tiranën (LISTA)
Partia Demokratike ende nuk ka një vendim se si do të futet në zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa Enklejed Alibeaj vijon edhe sot mbledhjet maratonë me strukturat e partisë. Alibeaj do të zhvillojë një takim me 17 kandidatët e prezantuar deri më tani për kryetarë bashkie. Në mbledhje pritet të diskutohet lidhur me qëndrimin e tyre për zgjedhjet, ndërsa me interes pritet se çfarë do të ndodhë me Tiranën.
-
VIDEO
Asfaltohet rruga ‘Jashar Erebara’ në Tiranë, Veliaj: Dikur përmbytej, sot një nga zonat me vlerë të shtuar të pronës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi gjatë mbrëmjes punimet për asfaltimin e rrugës “Jashar Erebara” në Njësinë 8. Ai risolli në vëmendje faktin se, kur përmendej emri i kësaj rruge, mendja shkonte te përmbytjet, por tashmë situata ka ndryshuar dhe falë investimeve të bashkisë, vlera e pronës në zonë është rritur ndjeshëm.
-
VIDEO
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
Kur duhen edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e kaluar të kryesisë, socialistët do të caktojnë sot një listë përfundimtare për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Asambleja e PS në Vlorë zgjedh kandidatin për kryetar bashkie! Ermal Dredha, diplomati që do përfaqësojë socialistët
Ermal Dredha do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit për një nga bashkitë më të rëndësishme në vend, Vlorën. Asambleja e PS-së në mbledhjen e sotme zgjodhi me 199 vota diplomatin Ermal Dredha, i cili fitoi kundrejt rivalit të tij socialist deputetit Fate Velaj, i cili mori 55 vota.
-
VIDEO
Veliaj pret ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana: Puna në skuadër sjell vetëm fitore, krenar që jeni më të mirët në Shqipëri
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Kupë kjo që i jep të drejtën e përfaqësimit të Tiranës në Kupat e Europës në volejboll.
-
VIDEO
Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, kush është diplomati që do kandidojë për kryetar bashkie
Asambleja e PS në Vlorë ka votuar ditën e sotme mes dy kandidatëve për kryetarë bashkie, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Pas votimit, mësohet se fitues është Ermal Dredha, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës nën siglën e PS. Dredha mori 199 vota, ndërsa Velaj 50 vota. 1 votë u shpall e pavlefshme.
Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.
-
VIDEO
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e emrave për kryebashkiakë dhe këshilltarë, PD pa vendim për zgjedhjet! Alibeaj sot takim me kandidatët e mundshëm, mblidhet Kolegji e Kryesia
Ditën e hënë, në mesnatë, përfundon afati për regjistrimin në KQZ Të kandidatëve për kryebashkiakë dhe kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, por Partia Demokratike ende nuk ka një vendim se di do të futet në zgjedhjet vendore të 14 majit.
-
VIDEO
Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-së, takim në të cilin vijoi me akuzat për kryeministrin Edi Rama. Berisha thotë se Rama e ka kthyer Shqipërinë në monizëm të plotë, e ndërsa e akuzon kreun e qeverisë se ka kapur të gjitha institucionet.