-
VIDEO
PD e Alibeaj do futet në zgjedhje/ Kulluri: Asnjëra palë s’duhet të regjistrohej! Bejko: Sot, nisi një epokë e re! Minxhozi: Problem, Berisha ka klonuar 100 si vetja brenda partisë
TIRANË- Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi që të regjistronte Partinë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, por për analistin Edvin Kulluri ky ishte një vendim i gabuar. Në Report Tv, në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kulluri tha se nuk duhet të ishte regjistruar asnjë nga palët.
-
VIDEO
Kufizimi i shpejtësisë dhe mbajtja e patentës deri në 70 vjeç, Kuvendi miraton me 102 vota pro ndryshimet e Kodit Rrugor
Me 102 vota pro Parlamenti miratoi ndryshimet në kodin rrugor, për të cilat ishte rënë dakord më parë. Por socialistët akuzuan se ndryshimet duhet të ishin miratuan që në dhjetor, por u zvarritën ng apala tjetër. Ndër ndryshimet kryesore të miratuara, është rritja e moshës së mbajtjes së patentes nga 65 vjec në 70 vjeç si dhe kufizimi I shpejtësisë deri në 80 km/ orë për shoferët e rinj.
-
VIDEO
Koalicioni me Rithemelimin, Meta: Fokusohet tek transformimi i këshillave bashkiakë! Me Berishën prishem vetëm nëse bëhet fjalë për 2 gjëra
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi mbrëmjen e sotme një mbledhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë të PL-së në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Ai foli për koalicionin e zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme me Berishën nën siglën ‘Bashkë Fitojmë’, për të cilin tha se është firmosur prej disa muajsh dhe lidhet me transformimin e këshilltave bashkiakë në parlamente të vërteta vendore.
-
VIDEO
Drejtori i Parkut të Karavastasë u rikthye në punë, Berisha tregon arsyen e shkarkimit: Nuk firmosi për ndërtimet e oligarkëve
Gjatë takimit me simpatizantët demokratë në Lushnjë, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha foli edhe për shkarkimin e Ardian Koçit nga posti i drejtorit të parkut të Karavastasë vetëm sepse dha një intervistë për ‘VOA’-n. Ai tha se arsyeja e vërtetë për shkarkimin e tij nga puna ishte sepse nuk kishte firmosur ndërtimet e oligarkëve në Karavasta.
-
VIDEO
Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Berisha: Narkomanit i nxorën dosjen sepse nuk largohej, donte të kandidonte prapë në 14 maj
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë një takimi në Lushnjë me simpatizantët demokratë, ka reaguar edhe për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla i cili u vu në pranga mbrëmjen e djeshme së bashku me 12 punonjës të tjerë të bashkië për abuzim në tenderin me vlerë deri në 3 milionë euro.
-
VIDEO
'PS inciatore e reformës në drejtësi', Gjiknuri në Kuvend: Berisha, fatkeqësi për të gjithë shqiptarët
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi nga salla e Kuvendit se Sali Berisha po mban peng të ardhmen e vendit . Numri dy i socialistëve nënvizoi se në ditën e vizitës së shefit të diplomacisë europiane, politika duhet të jepte mesazhe progresi.
-
VIDEO
KAS regjistroi PD-në e Alibeajt në zgjedhjet vendore, Dashnor Sula: Kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ të regjistrohen nën siglën tonë
Deputeti, Dashnor Sula në studion e Report TV tha se kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka qenë në një presion të madh politik mbi vendimin që mori ditë më parë për të mos pranuar kërkesën e PD-së në zgjedhje si dhe bëri thirrje që kandidatët e dalë nga Primaret, të regjistrohen si kandidatë nën siglën e PD-së.
-
VIDEO
PD do regjistrohet në zgjedhje, Sefa: KAS mori vendim të drejtë! Celibashi nuk u bazua në ligj
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se vendimi i komisionerit Ilirjan Celibashit ishte i pambështetur në ligj, e ndërsa tha se KAS mori një vendim të drejtë që lejoi që PD të regjistrohet në zgjedhje.
-
VIDEO
Vendimi i KAS, ‘Rithemelimi’: Absurd, morën atributin e gjyqësorit, i dhanë Alibeajt diçka që edhe Gjykata nuk ia ka dhënë
‘Rithemelimi’ i Berishës e konsideron skandaloz këtë vendim të KAS. Përfaqësuesi i Berishës në KQZ tha se KAS mori atributetet e Gjykatës dhe i dha Alibeajt diccka që edhe ai nuk e kishte kërkuar.
-
VIDEO
Këshilli Kombëtar i Integrimit, Varhelyi: Është këtu për të punuar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, keni mbështetjen time
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi foli në mbledhjen e Këshillit të Integrimit. Varhelyi tha se ky organizëm është këtu për të punuar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, ndërsa tha se vendi ynë mund të mbështetet tek ai.
-
VIDEO
Dumani në Këshillin e Integrimit Evropian: SPAK është i përkushtuar, por jemi vetëm 1 institucion kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sot në Këshillin e Integrimit Evropian ku u shpreh se SPAK është i përkushtuar, por është vetëm 1 institucion, dhe për këtë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.
“Prokurorët e SPAK ushtrojnë të gjithë detyrën e tyre sa i takon goditjeve të veprave penale. Jemi të përkushtuar të përmbushim në përputhje me kushtetutën dhe ligjin detyrimet tona ligjore. SPAK është vetëm një institucion ka nevojë edhe me të tjerët. Bashkëpunimi i tyre është i rëndësishëm për të pasur rezultate sa më të mira. Në Prokurorinë e Posaçme kemi një sanksion që merremi vetëm me korrupsionin. Çdo subjekt publik është i mirëpritur për kallëzime. Kemi në kompetencën tonë dy dispozita.”- tha Dumani.
-
VIDEO
Alibeaj në Këshillin e Integrimit Evropian, i drejtohet BE: Opozitën e keni krah, po mos u çudisni nëse s’regjistrohemi në zgjedhje! Kemi një luftë të madhe me qeverinë
Kryetari i Komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj iu drejtua zyrtarit të lattë të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varleyi ku i ka ngritur akuzat e tij ndaj mazhorancës. Ai u shpreh se qeveria ka një luftë të hapur ndaj opozitës.