-
VIDEO
Xhaçka në Këshillin e Integrimit Evropian: Kjo është një nga periudhat më të suksesshme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka mbajtur një fjalë edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Xhacka tha se takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim Asocimit, demonstron partneritetin e ngushtë BE-Shqipëri. Sipas saj Shqipëria vijon të tregojë përkushtim ndaj agjendës sonë të reformave në BE
-
VIDEO
Berisha në Kuvend: Ministret e Ramës asnjë koment për nënën lehonë! Mos harroni se jeni nëna, s’mund të jeni të pandjeshme
Sali Berisha ka folur në Kuvend për nënën lehonë që u arrestua për braktisjen e fëmijës nga një martesë e mëparshme vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë foshnjen e dytë. Berisha tha se bëri kontroll në Facebook dhe asnjë ministre nuk kishte reaguar.
-
VIDEO
'Boll qatë me lot krokodili', Balla-opozitës: Po të kishim miratuar ndryshimet në Kodin Rrugor, aksidenti te TEG-u s’do të kishte ndodhur
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kritikoi opozitën. Ai thotë se ata reagojnë pasi kanë ndodhur ngjarjet për t’i shfrytëzuar politikisht ngjarjes tragjike. Më tej ai shtoi se nëse do ishte miratuar edhe nga opozita kodi rrugor do ishte shmangur aksidenti
-
VIDEO
KAS merr vendim, rrëzon vendimin e Celibashit, PD do të regjistrohet me kryetar Enkelejd Alibeajn
KAS merr vendim, rrëzon vendimin e Celibashit, do të regjistrohet PD me kryetar Enkelejd Alibeaj, i cili duhet të plotësoje me emrin e tij dokumentacionin.
-
VIDEO
Spaho: Taulant, kur s’është Edi këtu bën si i madh, po rregulloi ligjërimet se je më keq se Elisa! Je i paaftë t’u thuash të vërtetat shqiptarëve
Deputet Edmond Spaho ka reaguar teksa në Kuvend po flitet për një projektligj për integrimin. Spaho kritikoi fjalën e Ballës i cili më herët tha se PS është angazhuar për të hartuar projektligje dhe ligjet e duhura për shqiptarët.
‘Taulant, kur s’është Rama këtu ti je më i madhi, po aman rregulloje ligjërimin se je më keq se Elisa. Ne sot ligje kemi po nuk janë të zbatuara. Ligj kemi, se s’të lë Edi, po e bërë të shkul veshin ai.
Ligj ka edhe për hajdutët që mos marrin fonde buxhetore, por edhe kur ikin në arrati t’i vazhdon ti paguash. Pse? Se s’ka shtet. Ti nuk ke kurajon të vish ti thuash të vërtetën popullit shqiptar, e gënjen se je i paaftë për të thënë të vërteta.”- thotë Spaho.
-
VIDEO
Tabaku: Kemi bërë 3 herë thirrje për Komision Hetimor dhe na keni lënë në hije, s’funksionojnë institucionet! Balla: Debat shterp, i pavend
Jorida Tabaku, deputete e PD, njëkohësisht edhe drejtuese e Komisionit të Çështjeve Europiane prezantoi sot ne Parlament, ligjin e ri mbi Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit. Tabaku tha se ne hartimin e këtij ligji janë bazuar ne eksperiencën e parlamentit gjerman, me ndihmën e ekspertit Hans Joachim Falenski, këshilltari i grupit parlamentar të CDU-së.
-
VIDEO
Pse thoni se vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë? Përfaqësuesit e Berishës tregojnë pse sipas tyre Zhukri është në fuqi
Anëtari i KAS Ilirjan Celibashi pyeti përfaqësuesit e Berishës se pse ata mendojnë se vendimi i Apelit nuk na qenka i formës së prerë. Sipas tyre vendimi i Apelit kërkon rekurs të veçantë dhe është i ndërmjetëm.
“Në konceptin tim vendimi i Apelit ende nuk është zbardhur por me shpalljen nuk i është hyrë fare themelimit dhe ka vendosur të drejtën e rekursit. Vetëm kur të vendosë Gjykata e Lartë do të kemi një vendim. Prandaj unë them që vendimi i Zhukrit ende është në fuqi.
Rasti i vetëm kur vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është i formës së prerë është rasti kur Apeli vendos prishjen për rigjykim. Vendimi i Apelit ishte vendim i ndërmjetëm ndaj të cilit lejohet rekurs i veçantë. Sot vendimi i Apelit nuk është në fuqi. Është i pezulluar dhe do të pezullohet menjëherë sapo të rekursohet”, thanë përfaqësuesit e Berishës.
-
VIDEO
Mblidhet në ambientet e Kuvendit Këshilli Kombëtar i Integrimit, i pranishëm Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi
Është mbledhur Kryesinë e Kuvendit Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian do të zhvillojë takimin e radhës me temë: “Çfarë pritet nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian?”. Në këtë merr pjesë dhe kryemonisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.
-
VIDEO
Regjistrimi apo jo i PD në zgjedhje? Përfundon shqyrtimi në KAS, anëtarët tërhiqen për vendim
Rreth orës 14:30 do të mësohet fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo në zgjedhjet. KAS pas shqyrtimit është tërhequr për të marrë vendim.
-
VIDEO
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell për Report Tv: Në Ohër do diskutojmë afatet se kur do zbatohet marrëveshja e BE, nëse palët bien dakord do ishte një fitore
Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell komentoi për Report Tv dialogun Kosovë-serbi dhe takimin e radhës që do të mbahet në Ohër. Për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori, Borrell tha se dy palët kanë pranuar propozimin europian, por është e rëndësishme afati se kur do zbatohen. Borrell tha se në takim do diskutohen afatet kur do zbatohet kjo marrëveshje dhe nëse palët bien dakord do ishte një fitore.
-
VIDEO
Berisha ‘Non Grata’ në BE? Ja si përgjigjet Borrell
Teksa po përflitet se Sali Berisha mund të shpallet non grata edhe nga BE, zyrtari i lartë Josep Borell tha se nuk ka asnjë informacion për sanksione ndaj ndonjë shtetasi shqiptar.
“Nga pikëpamja jonë e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për sanksionet e Këshillit dhe këto janë pjesë e politikës së jashtme dhe sigurisë, por mesa di unë nuk kam asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë,” – u shpreh Borrell.
-
VIDEO
Në çfarë date do anëtarësohemi në BE, Varhelyi: Nuk punojmë me afate por me rezultate! Rama: A keni lexuar ndonjëherë? S’funksionon me data, do jetë brenda kësaj dekade
Ndërkohë, Rama tha se ka një mënyrë tjetër sesi operon BE.
“Pyetje që të ç’armatosin dhe përsëriten vazhdimisht. Keni studiuar apo lexuar që e keni parë ndonjëherë që të vendoset datë nga Brukseli që të ketë data? Për çfarë e kërkoni datën? S’ka ndodhur kurrë. Do ndodhë kur të plotësohen kushtet e brendshme apo të jashtme. Për çfarë e kërkoni datën kur nuk është hiç fare mënyra sesi operon BE. Data vendoset kur i vjen dita dhe dita vjen kur i ke bërë detyrat dhe ata janë të gatshëm të shqyrtojnë detyrat e tua dhe të vendosin notën.
Ajo që na intereson është, a i bëjmë ne detyrat apo jo? I kemi kryer detyrat apo jo? Përsa kohë i kryejmë jemi në rrugën e duhur. Por që të bëhemi anëtar të BE ka ende shumë detyra për të kryer. S’vijmë nga një histori e njëjtë me ata që janë anëtar të BE. Ata që janë anëtar të BE kanë pasur shtet kur ne s’dinim ku ishim. Ndërtimi i një shteti funksional s’është fjalë goje dhe ky është procesi i integrimit. Sot jemi në proces dhe BE është në një tjetër qasje ndaj nesh e ndaj rajonit që nuk e kishte para disa vitesh. Qasja sot është fakt.
Ne kemi bërë tonën por BE ka qasje tjetër. Gjithë tronditjet gjeopolitike e kanë futur BE në një tjetër rrugë. Të gjitha ndikojnë. Me BE që kemi sot, anëtarësimi mund të bëhet brenda kësaj dekade. Ne na intereson të bëjmë detyrat tona sepse rrugët shkurt të çojnë më gjatë.”- tha Rama.