-
VIDEO
Rama: Mbyllëm konsultimet për kanabisin mjekësor, do e kalojmë në Kuvend! Varhelyi solli fondin për Kolegjin Europian
Pas takimit me zyrtarët e lartë të BE, Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell, kreu i qeverisë u shpreh se është mbyllur procesi i konsultimit për kanabisit mjekësor ndaj çështja do të vijojë në parlament. Në fund të fjalës u shpreh se Komisioneri Varhelyi ka ardhur këtë herë në Tiranë me fondin për ndërtimin e Kolegjit Europian.
-
VIDEO
Rama: Projektin e pasaportave të arta nuk e hapim më si çështje derisa të vendosë gjykata europiane! S'heqim dorë nga amnistia fiskale
Kreu i qeverisë është shprehur se e kanë pezulluar projektin e pasaportave të arta derisa të marrë vendim gjykata europiane.
“E kemi pezulluar projektin e pasaportave të arta. Nuk do ta nxjerrim më këtë inciativë në tavolinë pa vendosur gjykata europiane. Nëse vendos gjykata europiane kundër, nuk do e hapim më si çështje.
Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe delegacionit për të na ofruar ekspertizë për amnistinë fiskale. Ne nuk heqim dorë thjesht se nuk është gjë e mirë por ama ne duam që ta bëjmë së bashku e duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut. Besojmë se është e mirë për Shqipërinë”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Reforma në drejtësi një revolucion, po përgatisim një për sistemin e prokurorimeve publike! S’do ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje publike
Kryeministri Rama është shprehur se reforma e drejtësisë është një reformë është duke dhënë fryte domethënëse. Ai u shpreh se shumë shpejt do të ketë një reformë për heqjen e prokurorimeve. Ai shprehet se kjo do të përmbysë sistemin e prokurorimeve publike.
“Gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve, s’kemi vonesa as probleme. Ne sot mund të konstatojmë ecurinë e reformës në drejtës,. Reforma në drejtësi po jep fryte domethënëse. Nuk është fushë me lule, ka dhe ajo ferrat e veta. Në Shqipëri po ndodh ajo që deri shumë pak kohë më para askush nuk e imagjinonte. Drejtësia, po godet njerëz, individë, të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi. Kjo reformë që koha e të paprekshmëve dhe të strehuarve nën ombrellën e pushtetit, ka mbaruar. Jam krenar që Shqipëria është i vetmi vend në rajon që e ka hedhur këtë hap. Cilido qoftë, nëse ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat. PS nuk ofron shërbime avokatie për askënd.
Po përgatisim një reforme që do të përmbysë sistemin e prokurorimve publike.
Heqja e prokurorimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë. Nuk do ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje publike. Për këtë po bashkëpunojmë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara. Ky është një aspekt që do e shpëtojë Shqipërinë nga aspektet e luftës kundër korrupsionit.”- tha Rama.
-
VIDEO
Pse Basha është ende kryetar kur ju vetë thoni ka dhënë dorëheqjen, pse së zëvendësuat? Ja si përgjigjet Sefa në KAS
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ-së Indrit Sefa u pyet sot nga njëri prej anëtarëve të KAS se pse nuk është zëvendësuar Lulzim Basha në krye të PD kur ka një vit që ka dhënë dorëheqjen.
“Ligji e thotë shprehimisht se çdo kërkesë për ndryshimet në Statutin e PD-së depozitohen në gjykatë. Nuk është zgjedhur kryetari i ri i PD-së i Partisë Demokratike. Statuti thotë se kryetari i partisë i cakton detyra në fusha të ndryshme përmes një autorizimi. Në mungesë të këtij autorizimi Sekretari i përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar që komandon nënkryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Pra, zonja Tabaku refuzoi të marrë përsipër këtë detyrë kur u mblodh Këshilli Kombëtar për ta komanduar. Në këtë rast nuk kishte alternativë dhe Këshilli ishte i detyruar të zgjidhte njërin. Pra për këtë arsye ne nuk e kemi regjistruar. Kryetari i ri duhet të ishte zgjedhur më ‘një anëtar, një votë’”, iu përgjigj Sefa.
-
VIDEO
Vendimi i Celibashit, Sefa: Bëri interpretim të gabuar të ligjit për deklaratën solemne, kryetari i partisë nuk firmos asnjë herë personalisht
Duke interpretuar vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, përfaqësuesi demokrat në KQZ, Sefa, tha se vendimi i tij ka qenë i gabuar për shkak se thotë e deklaratën solemne duhet të kishte firmosur kryetari personalisht. Sipas juristit kryetari i partisë nuk firmos asnjëherë personalisht.
“Pika dytë ka të bëjë me deklaratë solemne që komisoneri pretendon se është e domosdoshme, detyrës për të bërë regjistrimin. Në përmbajtje të deklaratës dhe formulimit që është miratuar për deklaratën solemne, përcaktohet fare qartë që lëshohet në emër të subjektit, është përgjegjësia që merr përsipër subjekti. Kryetari i firmos si pasojë e detyrës që ai ka si drejtues i partisë, partinë politike mund të përfaqësojë kryetari, mund t’ia lënë kompetencat sekretarit. Sipas interpretimit që bën komisoneri, duhet ta firmosë me patjetër kryetari. Komisioneri i bën një interpretim të gabuar dispozitës. E merr si angazhim personal të kryetarit të partisë. Kryetari i Partisë nuk e firmos si individ personal asnjë dokument”, tha Sefa.
Ai gjithashtu u shpreh se Komisioneri i Zgjedhjeve ka bërë gjykime personale.
"Nuk ka asnjë kompetencë që të shqyrtojë mënyrën se si funksionon së brendshmi Partia Demokratike", tha Sefa ndër të tjera.
-
VIDEO
Margariti-Zhupës: E konsideroni opozitarizmin luks! E kishit trashëgiminë kulturore si plaçkë të vjetër, ju latë çdo gjë në harresë
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur deputetes së PD Ina Zhupa duke i thënë me ironi se përpjekja më e arrirë që ka bërë opozita është lënia në harresë.
“Të zhdukim zhurmën e kacavjerrjes. Ju duket çdo gjë sterrë. Trashëgimia kulturore kërkon mbi të gjitha vizion por kjo ju mungon se edhe një trashëgimi kulturore e privatizuat. Çfarë ndodh kur opozitarizmin e konsideroni luks dhe jo përgjegjësi dhe mungesës së një debate bazuar mbi argumente dhe logjikë. Krijimtaria juaj kapi kulmin kur kuptuat që mund të bëni lokale e kioska pranë kalave. Përpjekja më e arrirë ishte mungesa e çdo veprimi dhe lënia në harresë.
Kjo është merita më e madhe se e kuptuat trashëgiminë kulturore si plaçke të vjetër të hedhur në sënduk dhe e quani fatkeqësi faktin që investohet. Ne e çojmë përpara trashëgiminë kulturore, nuk është vetëm guri i parë i vënë por çdo shtresëzim i njerëzimit. Nuk mund ta zgjas e të jap shembullin e krijimit të identitetit për ata që identitetin e kanë harruar. S’dua ta përplas më fjalën time në mure e karrige” tha Margariti.
-
VIDEO
Zhupa-Margaritit: Koncesionet s’janë në imagjinatën time, i keni në Kushtetuese! Butrinti ju ka zhytur, mos përmendni amerikanët që korruptoni
Në interpelancën me Elva Margaritin, Ina Zhupa i ka thënë se koncesionet i ka në Gjykatë Kushtetuese ndërsa përmend rastin e Butrintit duke thënë se ka shumë institucione kundër.
Sipas Zhupës, dhënia me koncesion e Butrintit i ka zhytur totalisht ndërsa thotë që s’duhen përmendur amerikanët se arrijnë t’i korruptojnë edhe ata.
-
VIDEO
Interpelanca me Margaritin, deputetja Zhupa: Duhet të ishe shkarkuar, në plan ke vetëm koncesionet! Risia është që monumentet e kulturës të mbrohen nga privati
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministren e Kulturës Elva Margariti, të cilës i tha se kanë degraduar monumentet e trashëgimisë kulturore. Sipas Zhupës, në focus të margaritit janë vetëm koncesionet.
“Koncepti i ministres është që duhet t’i mbulojmë dhe të ndërtojmë pallate se kemi nevojë për të tjera konforte në një vend tjetër do të ishte shkarkuar në sekondë, kjo jo vetëm vazhdon të jetë ministre Kulture por planet e saj i ka vetëm të lidhura me koncesionet, i vetmi program që ka për zhvillimin e trashëgimisë kulturore, plani i vetëm është koncesioni. Në Durrës në hyrje të amfiteatrit është “Monument kulture mbrohet nga shteti”. Risia që do të sjellë Margariti është të bëhet: “Amfiteatri, monument kulture mbrohet nga private”.
Kjo është Shqipëria e shkatërrimit të identitetit se nëse neve sot na ikin shqiptarët, duam të shkatërrojmë dhe trashëgiminë kulturore që nesër pasi të ikin shqiptarët e të vinë marokenët, të mos keni problem t’i ndryshoni emrin. Qytetet janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që keni bërë dhe e thoni UNESCO ka vetëm mendim rekomandues”, tha Zhupa.
-
VIDEO
Arrestimi i nënës lehonë, Vokshi përplaset me Felajn: Po boll më lër të flas! Kryetarja e Kuvendit i ndërpret fjalën
Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi është përplasur me kryetarin e Kuvendit Ermonela Felajn duke marrë shkasë nga arrestimi i nënës lehonë në Shkodër.
“Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte çuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjec për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm”, tha Vokshi.
-
VIDEO
Arrestimi i nënës lehonë, Spiropali-opozitës: S’përdorim çështje të tilla për politikë! Gruaja të lirohet që sot
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka kërkuar që gruaja të lirohet sot nga burgu. Ajo u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me avokatin e nënës lehonë ndërsa shtoi se për ngjarjen ka reaguar që dje pasi nuk përdor çështje sensitive si kjo për politikë.
“Së pari dhe mbi të gjitha dua të them që Djana Baçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Unë s’kuptoj se cili prokuror, Gjykatës etj arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet të përshpejtojë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë te fëmija e saj. S’kemi lënë seancën për të bërë politikë. Unë kam folur me avokatin dhe jam në kontakt të vazhduar. Gratë mbahen më gjatë në burg sesa burrat. Kjo padrejtësi sistemike duhet të adresohet dhe kjo s’bëhet me propagandë bëhet me ligj dhe me ndërgjegjen e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve.”- tha Spiropali.
-
VIDEO
Felaj-Spahos: Turp t’ju vijë që i drejtoheni njerëzve me gisht! Ju tërheq vëmendje për këto skena
Një gjest i bërë nga Edmond Spaho në Kuvendin e Shqipërisë ka sjellë reagimin e zv.kryetares së Kuvendit Ermonela Felaj.
“Spaho ju tërheq vëmendje për skena që i drejtoheni njerëzve me gisht. Turp t’ju vijë juve për këto veprime të turpshme... Ju tërheq vëmendjen që ndërhyni në këtë mënyrë për të fyer kolegët”, tha Felaj.
-
VIDEO
‘Diçka e shëmtuar ka ndodhur në prapaskenë’, Felaj debaton ashpër me Açkën, i heq të drejtën e fjalës: Se di ku e gjeni kurajën për këto etiketime
Deputetja e PD Flutura Açka, gjatë fjalës së saj në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka hequr me tendencë videon dhe audion e një dëgjese të rëndësishme për dekomunistizimin gjatë mbledhjes së djeshme.
“Fiks në orën 11:30, audio dhe videoja e asaj konference në sallën e madhe që sot do bëni retorikë me Komisionerin europian, nuk punonin. Në atë sallë ku dje keni justifikuar një korruptim të thellë shtetëror. Është e qartë se diçka e shëmtuar ka ndodhur në prapaskenë. Keni keqpërdorur nëpunësit e këtij Parlamenti duke i detyruar të mbyllin audion dhe videon e asaj dëgjese shumë të rëndësishme, çështja e dekomunistizimit. Dikush duhet të më përkojë falje në këtë Parlament…”, u shpreh Açka.
Më pas ka ndërhyrë drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila i ka hequr mikrofonin dhe i ka thënë se është duke folur jashtë rendit.
“Nuk e di ku e gjeni kurajon të etiketoni ambiente si furriqe, sapo thatë ju mblidheni nëpër furriqe, jo zonjë ne jemi mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë”, th Felaj.