-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës, pranon të PD-së së Alibeajt! Çështja për mandatin e Xhaçkës i kthehet Kuvendit
TIRANË- Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhacka do të kthehet sërish për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.
-
VIDEO
Shtetëzimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të ID, reagon Rithemelimi: Korporatë shtetërore komuniste! Kapje e sistemit nga të gjitha anët
Rithemelimi ka akuzuar qeverinë shqiptare se me shtetëzimin e prodhimit të pasaportave biometrike që nuk do të bëhet më nga Aleat, po e shndërron kapitalizmin shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste.
-
VIDEO
Mazniku në ‘Kontrast’: 1028 leje për periudhën 2016-2021! 991 subjekte fituese jo ‘një grusht njerëzish’! Vetëm 20 ndërtesa në Tiranë janë mbi 12 kate
1028 leje në periudhën 2016-2021 dhe fitues janë 991 subjekte zhvilluese dhe këto shifra për nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Mazniku janë tregues se Bashkia e Tiranës nuk i ka përqendruar lejet te një grusht njerëzisht.
-
VIDEO
21 janari në SPAK, Vangjeli në ‘Kontrast’: 4 qytetarë të pafajshëm u pushkatuan pa gjyq! Sot hapet ‘kapaku i pandorës’, duhen përgjigje
21 janari është akti më i rëndë i ndodhur ndonjëherë kur shteti u vu përballë qytetarëve të vet me armë dhe 4 qytetarë të pafajshëm u pushkatuan pa gjyq në bulevard. Kjo ishte deklarata e gazetarit Lorenc Vangjeli sot në ‘Kontrast’ në Report Tv, teksa komentonte kallëzimin e Ministrit të Drejtësisë në SPAK.
-
VIDEO
Sot nën akuzë për vrasje në 21 janar, si paralajmëronte Berisha se do ta ekzekutonte Ramën me snajper
Sot, Sali Berisha është zyrtarisht nën akuzë për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" në 21 janar, mirëpo sikur të mos mjaftonin 4 të vrarët në Bulevard, ish-kryeministri e bëri të qartë që mes viktimave mund të kishte edhe Edi Rama.
-
VIDEO
Kushi: Të rinjtë të pajisen me aftësi që janë emergjente për zhvillimet e kohës! Muzhaqi: 300 mijë lekë subvencion për të rinjtë që ndjekin kurse programimi
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë aktivitetit ku u lançua programi i kodimit për të rinjtë, u shpreh se zhvillimet e vrullshme të kohës ofrojnë shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë, të cilët janë të talentuar dhe ecin me ritme shumë të shpejta.
-
VIDEO
Situata brenda PD-së, Hoxha: 1 milionë shuplakat e 2013-ës janë dyfishuar sepse jemi ndarë! Nuk fitojmë asnjë bashki pa një kandidat të përbashkët
Deputeti i PD, Flamur Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse Partia Demokratike nuk hyn me një kandidat të vetëm në zgjedhje, atëherë PS do të fitojë sërish të gjitha bashkitë e vendit.
-
VIDEO
Samiti B-40/ Veliaj nga Athina: Tirana merr Presidencën e Qyteteve të Ballkanit në 2024, mundësi për të rritur reputacionin e kryeqytetit
Vitin e ardhshëm Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40. Lajmin e ndau kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili merr pjesë në Samitin e Rrjetit B40, që po zhvillohet këto ditë në Athinë, me pjesëmarrjen e 70 kryetarëve të bashkive nga 10 shtete të Ballkanit.
-
VIDEO
Administrata publike, 1100 vende bosh çdo vit! DAP kërkon ndryshimin e ligjit për Shërbimin Civil: Rikthimet na janë kthyer në bumerang
Administrata publike çdo vit numëron deri në 1100 vakanca. Në mbledhjen e komisionit të ligjeve drejtoresha e administratës publike, Albana Koçiu vuri në dukje se vakancat më të mëdha vihen re në rrethe, ndërsa në Tiranë vihet re një numër i madh aplikimesh. Drejtoresha e DAP theksoi nevojën e ndryshimit të ligjit të shërbimit civil i cili për t’u miratuar kërkon 84 vota.
-
VIDEO
Tensionet në Veri, Begaj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e integritetit territorial të saj
Presidenti Bajram Begaj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka folur edhe për tensionet e krijuara pak javë më parë në veri të Kosovës. Begaj tha se Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial të saj.
-
VIDEO
Audio e përmendur në media për 21 janarin? Berisha: Manipulim, tabela shkrimi që paraqiten si 'audio-përgjim'
Manipulime i quan ish-Kryeministri Sali Berisha disa publikime të fundit në media, ku pretendohet se bëhet fjalë për një audio të komunikimit të gardistëve më 21 janar teksa zhvillohej protesta e opozitës dhe ata luftonin me protestuesit.
-
VIDEO
Në kërkim të spiunëve të ish-Sigurimit, Çollaku letër Autoritetit të Dosjeve, kërkon dokumentacionin e të gjithë deputetëve nga 1991-2023
Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka depozituar sot në Kuvend kërkesën ndaj Autoritetit të Dosjeve lidhur me hapjen e dosjeve të të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.