-
VIDEO
Denoncon Rithemelimi: Skënder Gjinushi mban postin e lartë në Akademinë e Shkencave pa dekretim nga presidenti
Skënder Gjinushi po drejton Akademinë e Shkencave në mënyrë anti-kushtetuese! Ky është denoncimi që erdhi nga selia blu mesditën e sotme, ku nëpërmjet deputetes Ina Zhupa PD E Berishës akuzon Ramën se po kërkon që t’i zgjasë mandatin aleatit të tij politik
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Veliaj nuk mbajti premtimin për banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti i 2019-ës! Puna për strehimin e tyre nuk ka përfunduar
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për mos mbajtjen e premtimit për të strehuar familje të zonës së Kombinatit që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.
-
VIDEO
Ish kryebashkiaku i Kavajës del nga ambientet e SPAK, refuzon të japë deklaratë për mediat
Ish kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka dalë nga ambientet e SPAK ku u thirr nga prokurorja Enkeleda Millonai për t’u pyetur lidhur me tenderat që ka dhënë gjatë kohës ku drejtonte bashkinë.
-
VIDEO
Sipërmarrja, standardet dhe shërbimet, ministret Ekonomi dhe Bilali prezantojnë objektivat për vitin 2023
Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali po prezantojnë objektivat për vitin 2023.
-
VIDEO
Debati mbi emigrantë shqiptarë në Angli, Boçi në ‘Repolitix’: Shpopullim të tillë nuk ka pasur më parë! Meçja: Opozita e përdor si kauzë, por nuk ka efekt (18 janar 2023)
Çfarë po ndodh me emigrantët shqiptarë dhe përse ka pasur reagime të ashpra nga disa zyrtarë britanikë? Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin e ditës së sotme në “Repolitix” me gazetarin Denis Minga.
-
VIDEO
Begaj, pritje me trupin diplomatik në Tiranë: Shqipëria, faktor paqeje në rajon! Tensionet në Kosovë, jemi të ndjeshëm, por të matur
Presidenti i Republikës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Shqipëri. Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij u shpreh se shqiptarët janë një popull me shumë cilësi dhe se çdo mirëkuptimi i përgjigjen me mirëkuptim. Gjithashtu theksoi se sakrifica e shqiptarëve të Kosovës nuk mund të harrohet.
-
VIDEO
Përplasja me Açkën, Zhupa në Report Tv: Bashkoi votat me PS-në, s’mund të më presë fjalën! Margariti, i ka bërë dëme të jashtëzakonshme kulturës
Ina Zhupa deputete e Partisë Demokratike ka hedhur një lumë akuzash ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti. Gjatë një intervistë në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’, Zhupa tha se Margariti është një ministre e ç’kulturës dhe se ka bërë dëme të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare
-
VIDEO
Berisha: Rama, kreu i organizatës kriminale të djegësave! Qytetarët të ngrihen në protesta të fuqishme, revolucioni është shpresa e vetme
Ish kryeministri, Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se në krye të aferës së inceneratorëve qëndron vetë kryeministri Edi Rama. Sipas tij, kjo faktohet me firmën e jashtëligjshme të Ramës në kontratën për inceneratorët.
-
VIDEO
Koncesionet, Braçe: S’mund të ketë kontratë pa u treguar pronari përfitues! Mos t’u jepen të njëjtëve operatore, por të shpërndahen
Deputeti socialiste Erion Braçe në komisionin e Ekonomisë teksa po diskutohet për ligjin mbi koncesionet dhe partneritetin publik privat, tha se nuk mund të ketë kontratë koncesioni pa treguar deri në fund pronarin përfitues. Po ashtu Braçe tha se duhet të ketë një kufizim të numrit të kontratave që përfiton një operator dhe të shpërndahen jo të shkojnë disa herë tek i njëjti operator.
-
VIDEO
Braçe për investitorin strategjik: S’më mbush mendjen shtyrja e afatit! S’mund të prokurojmë si në shekullin e shkuar
Deputeti i PS, Erion Braçe nuk bie dakord me propozimin e Tabakut për shtyrjen e afatit për subjektet e interesuar për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e vecantë” investitor strategjik.
-
VIDEO
Shehi kritika qeverisë: Jemi vend fukarenjsh, s'e kuptoj urgjencën për kontrata koncesionare! T'i bllokojmë si e gjithë Europa
Deputeti Dashamir Shehi nuk ka kursyer kritikat drejt qeverisë për kontratat koncesionare duke thënë se ka urgjencë për koncesionet ndërsa jemi vend i varfër.
“Po ju them disa komisione, Rapiskani, që s’kishte as Rapi as Skani. U shit për 500 mijë lekë. Është turp i madh për qeverinë. Ato kamionët që kalojnë me drogë, nga Rapiskani kalojnë. Kjo se zhvesh nga përgjegjësia këtë qeveri dhe atë qeveri që ka qenë 1 vit më parë në 2013. Nëse kishte vagabondë në atë qeveri më parë, që besoj se ka pasur, ju duhet ta kishit rregulluar këtë gjë. Kjo linjë është koncensionarëve ka qenë dhe më parë, por është amplifikuar.
Çdo kontratë koncensionare, megjithëse kemi bërë një ligj, mund të bëjmë dhe propozimet e zonjës Tabaku, duhet të jetë përgjegjësi kolektive. Edhe me dash të hetojmë ne nesër, s’ka ça bëjmë më. Duhet të të futemi në burg, se ne e kemi bërë ligj.
Kontratat janë politike. Ata që ndajnë paret vjedhin me ligj. Për hir të Europës pas nja 1 viti mund të bëhet diçka. Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi, s’mban përgjegjësi parlamenti për këtë punë. Jam për ligjin e zonjës Tabaku që ta shohim me kujdes. Nuk kemi ndonjë urgjencë ne. Duhet të ndryshojë pak raporti se nuk kemi mundësinë e Danimarkës e Suedisë. Jemi vend fukarenjsh. Ne japim shërbimet me koncesion. Shërbimet që na bënin 10 lekë, për efekt të koncesionit. Ça është kjo urgjencë që kemi për koncesionet. Shifrat e koncesioneve, të shpërndara ndër vite, të ripara projektet, i kanë prurë këtu. Ka një tufë që kërkojnë koncesione të tjera dhe ne do jemi këtu vitin tjetër që të numërojmë paret.
Koncesionet do vazhdojnë të jepen se ka një tufë që kërkojnë dhe ne do jemi këtu vitin tjetër, do numërojmë paret. Koncesionet shkelen dhe janë shkelur dhe nga qeveria e mëparshme. Ndaj them; e bllokojmë sot dhe e bëjmë si gjithë Europa”, tha Shehi.
-
VIDEO
Tërmeti në Klos, debate te ‘Ligjet’/ Çupi: Çfarë masash janë marrë! Mara: Janë evakuuar banorët që kanë pasur probleme
Në komisionin e Ligjeve deputetja demokrate Dhurata Çupi, ngriti shqetësimin për situatën e banorëve të Klosit e Bulqizës të prekur nga tërmeti i fundit