-
VIDEO
Veliaj merr titullin 'Qytetar Nderi' i Preshevës: E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Tirana do të financojë rikonstruksionin e shkollës ‘Dituria’
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës. Titulli iu dha nga kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal.
-
VIDEO
Kim tha në Report Tv se PD duhet të lërë pas e të shkuarën, i përgjigjet Berisha: Ajo është pjesë e mafies së Soros, demokratët nuk shantazhohen
Jo mesazh, por shantazh. Kështu e ka cilësuar ish kryeministri Sali Berisha deklaratën e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim e bërë mbrëmjen e shkuar në Real Story, Report Tv.
-
VIDEO
Ambasadorja amerikane tha se zyrtarë që kanë frikë se futen në burg, Ngjela: Nuk flet kot! Korrupsioni në nivele të larta, ka prishur konkurrencën në treg
Duke iu referuar deklaratës së ambasadores Yuri Kim në Report Tv për emisionin ‘Real Story’, avokati Spartak Ngjela thotë se nuk flet kot për emrat e fuqishëm që mund të përfundojnë pas hekurave se korrupsioni është në nivele të larta. Në një intervistë për Report Tv, avokati Ngjela tha se zyrtarët e lartë janë të lidhur me krimin e organizuar.
-
VIDEO
Arlind Gjokutaj në pranga për shpërdorim detyre te ‘Financat’, Berisha akuzon Ibrahimajn: Ministrja ka qenë strumbullari, e vë dorën në zjarr
Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se ‘strumbullari’ i abuzimeve të Financat, është vetë ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Natyrisht, Berisha nuk mundet faktojë këtë, por gjithsesi është aq i bindur sa do vinte ‘dorën në zjarr’.
-
VIDEO
Berisha ‘sfidon’ Ramën: Ne kemi vulën, flamurin dhe siglën, le të vijë në debat me mua po ia mbajti
sh kryeministri, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat. Ai tha se pavarësisht se nuk donte të ulej me Ramën, e kishte detyrim ndaj qytetarëve që të përballej në një debat me të.
“Në këto zgjedhje ata janë të tmerruar, e kanë humbur betejën pa filluar. Të vijë Edi Rama në debat me mua, të dalë pak t’i tregoj sesa i vlen lëkura dhe mendja e tij. E ftoj në debat, pavarësisth se nuk dua të ulem me të por detyrimi ndaj qytetarëve ma imponon”- u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Berisha flet për protestën e radhës: Po bëhen përgatitjet! Shoqëria shqiptare po zien, jemi gati t’i japim përgjigje Ramës
Sali Berisha nuk ka dhënë një tjetër datë për protestën e radhës ndërsa është shprehur se po bëhen përgatitje që t’i japin përgjigje Ramës. Po ashtu vijon akuzat se po mban peng vendimin e gjykatës që t’i japë vulën e PD-së.
“Po bëhen përgatitjet. Shoqëria shqiptare po zien. Përpjekja e tij antikushtetuese për të mos lejuar regjistrimin e vendiit në regjistër është akti më armiqësor ndaj demokracisë shqiptare që mund të ketë ndodhur në një vend. Jemi të gatshëm më shumë se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Ne vepriojmë në përputhje me ligjin”, tha Berisha.
-
VIDEO
'PD të mos bëjë hapa pas’, Berisha për deklaratat e Kim në Real Story: Demokratët nuk shantazhohen dot nga diplomatët që janë pjesë e mafies së Sorosit
Ish kryeministri Sali Berisha jo vetëm që e ka parë si mesazh deklaratën e Kim për demokratët e dhënë dje në Real Story, por si sulm e shantazh, çka vijoi me akuza ndaj ambasadores Kim. Me një gjuhë të ashpër, Berisha vijoi ta cilësonte kryediplomaten si pjesë e mafies dhe ‘së keqes’ në SHBA. Ai theksoi se demokaratët do të mbeten pro parimeve të SHBA-ve, por akuzoi shtetin ku është në listën e zezë për korrupsion se ka probleme me mafien e Xhorxh Sorosit.
-
VIDEO
Berisha: Dënoj avokatinë e Ramës ndaj Putinit të ‘vogël’, e mbron pavarësisht se Serbia s’ka sanksionuar Moskën
Ish kryeministri Sali Berisha ndër të tjera u shpreh se është i gabuar qëndrimi i Serbisë ndaj luftës në Ukrainë, pasi nuk është sanksionuar Moska. Berisha madje e akuzon Ramën se po bën avokatinë Vuçiçit.
“Ka vetëm një zgjidhje, revolucion. Së fundmi, dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Rama i bëri Putinit të vogël në Davos. PE, opinioni publik perëndimor ëhstë i revoltuar me qëndrimet e padronit të Ramës ndaj sanksioneve ruse. A është Putini kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE. Vuçiç vërtetoi që është një Putin i vogël. Ai refuzoi të pranojë që Putini ka kryer krime luftë dhe është kriminel, sikundër justifikoi veten për sanksione. Por më e turpshme është avokatia e Ramës ndaj tij.”- tha Berisha.
-
VIDEO
Bozdo: Qeveria arkëtoi 150 mln € nga shtrenjtimi i naftës! Subvencionet për rritjen e çmimeve? Karamele elektorale
PD e Rithemelimit tha në një deklaratë për mediat se gjatë vitit 2022 qeveria arkëtoi rreth 150 milionë euro si pasojë e rritjes së çmimin të naftës.
-
VIDEO
Yuri Kim: S’kam mënyrë për ta parashikuar kur do largohem
Yuri Kim ka zbuluar në një intervistë në Report Tv se nuk e di se ku do të lërë Shqipërinë.
“Do doja ta dija. Shiko, normalisht nëse sheh mandatin e ambasadorëve të ndryshëm amerikanë që kanë qenë këtu, zakonisht jemi këtu për rreth tri vjet. Por në fund varet nga vendimi i Presidentit sepse një ambasador është përfaqësues personal i Presidentit Amerikan. Dhe, varet edhe nga Senati ynë që duhet të konfirmojë atë që emërohet. Kështu që s’kam mënyrë për ta parashikuar. Gjithçka mund të them është se jam këtu për të bërë një detyrë në emër të vendit tim dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit. Dhe nuk e di se kur është ajo ditë e fundit”, tha Kim.
-
VIDEO
Reforma në Drejtësi, Kim përdor shprehjen e urtë popullore: Gur-Gur bëhet mur! Po jep rezultate
Reforma në drejtësi ka qenë kyçe për SHBA dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është shprehur se ajo po jep rezultate. Në ‘Real Story’ në Report Tv, Kim përdori një shprehje popullore, duke thënë se “gur gur bëhet kalaja”.
Ambasadorja Yuri Kim: Dakord. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por patjetër po shohim rezultate dhe po ndërtohet, mendoj ka një shprehje shqiptare – gur gur…
Sokol Balla: …bëhet mur…
Ambasadorja Yuri Kim: Por po ndodh, dakord? Po ndodh. Po lëvizim përpara. Reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara, si dhe të BE-së. Dhe më shumë se kaq, ka mbështetjen e popullit shqiptar.
-
VIDEO
Rama në Davos: Nëse do të bënin të njëjtën gjë si po na e bëjnë ne, shumë vende të BE nuk do të ishin të afta të hynin vetë
Nga Forumi Botëror Ekonomik i Davosit, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkimi Europian lidhur me procesin e integrimit. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u bërë pjesë e unionit, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta, duke sjellë në vëmendjen rastin e Gjykatës Kushtetuese.