-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Braçe: PS është shumë vonë, duhet t’i kishte bërë publike kandidatët
Zgjedhjet e 14 majit, ka qenë në fokus të bisedës me deputetin socialist Erion Braçe, ku tha se PS-ja është shumë vonë, pasi do duhet që t’i kishte bërë publike kandidatët. Ai tha se PS-ja do duhet të hapet
-
VIDEO
Braçe për grumbulluesit: Japin para me fajde! Kanë rrjepur bujqit dhe pa pikë turpi duan të hyjnë në politikë
Deputeti Erion Braçe është kujdesur që të propozojë nismë ligjore për mbrojtjen e fermerëve. Së fundmi, Ministria e Bujqësisë ka pranuar nismën e tij që grumbulluesit e prodhimeve bujqësore të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve ose në të kundërt t’i aplikohen kamatëvonesa.
-
VIDEO
Përurohen dy shkolla të reja, ‘Kiço Blushi’ dhe ‘Sevasti Qiriazi’,Veliaj: Bizhu që i rrisin edhe më shumë vlerën Njësisë 8
“Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qiriazi” janë dy shkollat më të reja që i shtohen kryeqytetit, me kushte bashkëkohore, klasa moderne dhe terrene sportive, të cilat mund të përdoren pas mësimit edhe nga komuniteti.
-
VIDEO
Do zëvendësojë Yuri Kim, Joe Biden emëron David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri! Pritet miratimi nga Senati
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se David J. Kostelancik do të jetë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri. Njoftimi është publikuar nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ku bëhet me dije se propozimet për emërimin e ambasadorëve të rinj, duhet të miratohen në senat.
-
VIDEO
Arrestimi i ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Berisha: Rama i dorëzoi 225 mijë euro nëpërmjet Agron Nezës! Të hetohen të gjitha takimet
Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka diskutuar me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Gonigal për investimet ruse në Shqipëri.
Teksa foli për arrestimin e Mc Gonigal në SHBA, Berisha tha se dy bashkëpunëtorë të Ramës, Dorian Duçka dhe Agron Neza, kishin lidhje të drejtëpërdrejtë me shkeljet e zbuluara nga FBI.
-
VIDEO
I kallëzuar për vrasje më 21 janar, Berisha: Budallallëqe të Ulsiut, Rama ishte përgjegjësi kryesor i asaj ngjarjeje
Ish-Kryeministri Berisha shumë shpejt pritet të thirret nga SPAK për të dhënë llogari për 21 janarin 2011 pasi tashmë është i kallëzuar zyrtarisht për vrasje. I pyetur sot në lidhje me këtë kallëzim, Berisha preferoi t’i quajë ‘budallallëqe të Ulsiut’ kallëzimin dhe akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të asaj ngjarjeje.
-
VIDEO
Meta ‘kërcënon’: Ne duam ndryshimin më 14 maj me çdo çmim, Rama që vë dorë mbi zgjedhjet ta përcaktojë 'çmimin'
Ilir Meta është i qartë në qëndrimin për zgjedhjet e 14 majit. Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku nëse do t’i njohë apo jo zgjedhjet e ardhshme, disa ditë pasi Berisha tha se nuk do t’i pranonte kurrë ato nëse Rama vijon manipulimet, kryetari i Partisë së Lirisë iu përgjigj se opozita do ndryshimin me çdo çmim më 14 maj dhe sipas tij ‘çmimin’ do ta vendosë Rama ‘që vë dorë mbi zgjedhjet’.
-
VIDEO
Audio-përgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e nivelit ordiner për të shmangur vëmendjen! Drejtësia tregoi se i hap dhe mbyll çështjet me urdhër të Ramës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme transkriptimin e publikuar në media për të cilin pretendohet se është pjesë e një audio përgjimi të komunikimit të gardistëve ditën që ndodhi ngjarja e 21 janarit. Meta tha se kjo është një histori e sajuar me qëllim që të shmanget vëmendja nga skandalet e qeverisë. Ndërkohë, Meta u ndal edhe në kallëzimin që PS ka bërë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kreun i gardës Ndrea Prendi. Meta tha se drejtësia tregoi se hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.
-
VIDEO
Meta: Rama i përdor zyrtarët amerikanë për luftën e brendshme politike, ka raport aferash dhe korrupsioni më SHBA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pyetur në lidhje me një takim të mëparshëm të Ramës me një ish zyrtar të FBI që është arrestuar, tha se Rama gjithmonë ka shfrytëzuar amerikanët për aferat e tij.
“Rama ka raportin më të pasinqertë me SHBA-të. Asnjëherë nuk ka qenë raport vlerash, por raport aferash, raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve për helmimin e miqësisë. Ka përdorur zyrtarët amerikanë për qëllimet e luftës së brendshme politike. Nuk jam aspak i habitur. Skandale të tjera do të dalin. Ju kam thënë për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Ja ku po dalin. Ju kam thënë se la [perëndimi ‘Kim filb-a’ të tjerë edhe sot. I gjithë sistemi i Edi Ramës është një sistem që kullon korrupsion, nga themelet te koka e kudo. Na ktheu në vendin e dytë në botë për ryshfet. Edhe kur nuk do një punonjës administrate të marrë korrupsion është i detyruar se ia kërkon shefi. Pra është një sistem kapilar”, ka thënë Meta.
-
VIDEO
Meta: Droni i së vërtetës zbuloi se në Tiranë nuk ka incenerim, por vetëm groposje të mbetjeve! Kryeqyteti paguan dyfishin e Shkodrës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa falënderoi gruan e tij Monika Kryemadhi për denoncimin tha edhe një herë se në Tiranë nuk bëhet incenerim por vetëm grumbullim mbetjesh,
“Në inceneratoriin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbeturinave. Prokvohet e kundërta e deklaratave mashtruese. Kryeministri tha se procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent por në fakt ka gënjyer. 'Droni i së vërtetës' zbuloi se Tirana nuk ka incenerator por është thjesht një vend grumbullim mbetjesh njëlloj si landfilli i Shkodrës. 1600 lekë të reja për ton në Shkodër, ndërklohë që Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, duke na e shitur si proces incenerimi por bëhet vetëm groposja. Pa incenerim”, tha Meta.
-
VIDEO
Pakoja e Madhe, debate te ‘Ekonomia’, Tabaku: Ministrja të vijë të japë përgjigje për arrestimin e nëpunësit të lartë të Ministrisë së Financave
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në komisionin e Ekonomisë teksa po diskutohet për aktin normativ për Pakon e Madhe tha se duhet të ishte prezentë edhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Tabaku tha se ministrja duhet të dilte dhe të jepte një përgjigje edhe për arrestimin e nëpunësit të lartë të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutajn.
-
VIDEO
Beteja për Tiranën, Vokshi: Këlliçi më i avantazhuar.Plani franko-gjerman, Zeka: Vuçiç e ka pranuar (23 janar 2023)
Deputetja e PD, Albana Vokshi akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për betonizimin e kryeqytetit dhe abuzimin me fondet e rindërtimit të shkollave. Në studion e emisionit ‘5 pyetjet' me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Vokshi u shpreh se Këlliçi është më i avantazhuar përballë Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës sepse është votuar në primare nga simpatizantët dhe anëtarët e PD. Në pjesën e dytë plani franko-gjerman dhe zhvillimet nga Kosova dhe Serbia kanë qenë pjesë e diskutimeve në emisionin e sotëm ne ‘5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv