-
VIDEO
Berisha: Rama organizoi darkë famëzeze me policinë! Zgjidhje për këtë është vetëm revolucioni
Duke iu referuar darkës së kreut të qeverisë me drejtuesit e policisë, Berisha e cilëson si ‘famëzeze’ dhe kërkon revolucion pasi sipas tij po shkelen ligjet dhe parimet.
"Të gjitha këto do rrëzonin jo një, por tre qeveri. Por Rama kalon në heshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në vend të ndonjë dorëheqje, vazhdojnë mashtrimin çdo ditë ndaj qytetarëve. Atëherë fjala u takon qytetarëve. Nuk ka zgjidhje përveç një revolucioni për të përmbysur këtë regjim të pashembullt. Edi Rama organizon darkën famëzezë me shefat e policisë në vend, në shkelje me çdo ligj dhe parim për policinë.
Darka ishte një përpjekje e Edi Ramës për të shtrënguar radhët përpara stuhisë së revolucionit. Darka ishte një element kriminal elektoral. Pasi ai nuk ka ndërmend të veprojë ndryshe, përveçse të shkelmojë votën e shqiptarëve. Ftoj çdo demokrat të hapë një regjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojë çdo akt të tij. Një libër për krimet e Policisë së Shtetit. Udhëzimet e dhënë nga Edi Rama janë goditja e mëshirës për këtë institucion.
Zgjidhjen e jep dhe do ta japë vetëm revolucioni demokratik. Qytetarë, ju e shihni vetë se kush qeveris dhe ku shkojnë taksat tuaja. U zbulua rastësisht se sa dyshekë janë të mbushur me euro, se sa arka të mbushura plot mund të jenë në Surrel. Kemi të bëjmë me një shpërthim të tmerrshëm të gjirizit të korrupsionit dhe vjedhjeve të kësaj qeverie”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha merr në mbrojtjen pastruesen që vodhi mijëra euro: Të lihet e lire, paratë i ka marrë me mirëbesim
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Rozeta Dobin, pastruesen e cila vodhi mijëra euro në shtëpinë e Alda Klosit, ndërsa në banesë ju gjet një shumë prej 400 mijë eurosh. Berisha në një konferencë për gazetarët tha se Rozeta duhet mbrojtur ose duhet lënë e lirë, pasi paratë i ka marrë me mirëbesim.
‘Kodin e ka pasur Alda Klosi. Pse magjistare është Rozeta, nuk ishte magjistare ishte pastruese, nëse është histori eurosh në dyshek, atëherë përsëri është një bashkëpunim midis Aldës dhe Rozetës. Arbën Ahmetaj është kandidat për kokërr të burgut. Rozeta ose duhet mbrojtur ose duhet lënë e lirë. Paratë i ka marrë me mirëbesim. Cili është ai që mund të thotë se Rozeta gjeti kodin. Kemi të bëjmë me një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës për të larguar paratë qofshin në kasafortë qofshin në dyshek. Ju hoq kapaku pusetës së llumit të kësaj qeverie. Vjedhje, vjedhje kudo.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Dritan Abazoviç promovon librin e tij në Tiranë, Rama komplimente kryeministrit të Malit të Zi: Fenomen në politikën ballkanike
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në promovimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç në Tiranë ka vlerësuar këtë të fundit si një mik të cilin e ka cilësuar si fenomen në politikën ballkanike. Sipas Ramës, Abazoviç është një fenomen dhe se ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend.
-
VIDEO
Iku nga Partia e Lirisë, reagon për herë të parë Agron Çela: T’i japim shansin PS-së të drejtojë bashkinë e Shkodrës pas 30 vitesh
Deputeti i qarkut të Shkodrës, Agron Çela, i cili kaloi nga radhët e Partisë së Lirisë dhe ju bashkua Partisë Socialistë ka reaguar për herë të parë
-
VIDEO
Bislim Ahmetaj, dorëhiqet nga drejtimi i grupimit ‘Dhjetori ‘90’: I ftoj anëtarët të kandidojnë
Bislim Ahmetaj, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i grupi Dhjetori ’90. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Ahmetaj tha se i hap rrugën garës e ftoji anëtarët e grupimit të kandidojën për postin e kryetarit
-
VIDEO
Partia e Lirisë së Metës dhe qepa e xhamtë në oborrin e PD (12 janar 2023)
Në ‘Real Story’, Ilir Meta tha se socialistët kanë zero shanse që të fitojnë asnjërën nga Bashkitë në qarkun e Shkodrës. Ndonëse i bindur për fitoren, Meta nuk dha një përgjigje të prerë nëse do e njihte rezultatin në rast se do humbte në 14 maj, por iu përgjigj me akuza për Ramën e Veliajn duke thënë se po e minojnë që tani procesin, prandaj i bëri thirrje SPAK të reagojë.
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 12 janar
-
VIDEO
14 maji/ Meta akuza: Rama dhe Veliaj po dëmtojnë procesin zgjedhor që tani! SPAK të reagojë
Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj se kanë nisur që të dëmtojnë procesin zgjedhor, ende pa nisur, prandaj i ka bërë thirrje SPAK që të reagojë.
“Nuk ka të bëjë me mos njohjen e rezultatit, procesin e ka dëmtuar qeveria dhe Bashkia e Tiranës ende pa nisur dhe SPAK të reagojë. Nuk mendoj që Rama nuk do të njohë patronazhistët. Ne si Parti e Lirisë jemi të vendosur që të marrim pjesë jo vetëm në një proces historik, se e kthemë pluralizimin në nivel lokal. Nuk kemi shqetësim nga rezultati, por në Tiranë, do bashkohemi në shesh dhe do bëjmë në lidhje live”, tha Meta.
-
VIDEO
Marrëdhënia me Berishën? Meta: Domosdoshmëri për të bashkuar forcat
Marrëdhënia me Sali Berishën funksionon shumë mirë. Kështu shprehet Ilir Meta për raportet e tij me ish-kryeministrin, ndërsa thekson se më e rëndësishme është bashkimi i domosdoshëm për të rrëzuar këtë qeveri.
“Shumë e hapur dhe e qëndrueshme. Funksionon shumë mirë. Mendoj se është një marrëdhënie që vjen nga domosdoshmëria e bashkimit të të gjitha forcave, pavarësisht nga e kaluara secili prej nesh, për çështjen më të madhe, ekzistencën e kombit tonë. Kërcënohet jo vetëm nga shpopullimi, por shpërbërja. Nuk mund të ketë Shqipëri europiane me bangladeshas. Kjo është domosdoshmëria. Ky vend është kthyer në një traget të mafias vendase, rajonale, ndërkombëtare për t’u zhbërë dhe për t’iu larguar të gjitha forcat që duan meritokaracie, t’u respektohet e drejta dhe dinjitet dhe këtu të rrinë vetëm njerëz të nënshtruar dhe të vinë njerëz që do jenë në shërbim të një grupimi të pasurish nga e gjithë bota me pasaporta të arta. Të tjerët të jenë skllevër në shërbim të tyre”, tha Meta në Report Tv.
-
VIDEO
Amnistia fiskale, Meta: Rama synon pastrimin e lekëve nën oxhaqe, dysheqe e bodrume, jo formalizim të lekëve të emigrantëve
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur kundër amnisitsë fiskale, duke thënë se Kryeministri Edi Rama synon formalizmin e parave të pista, si rasti i Alda Klosit.
“Rama synon për lekët që janë në oxhaqe, dysheqe e bodrume, nuk ka synim për formalizmin e parave të emigrantëve ku ata kanë punuar, dhe synojnë financimin e projekteve mafioze. Këtu referohem edhe parave të pista dhe ato informale. Për paratë informale, ne kemi bërë disa denoncime, kemi rastet e inceneratorëve”, tha Meta.
-
VIDEO
Meta: PS zero shanse për të gjitha bashkitë në qarkun Shkodër! Zbulon ‘përplasjen’ më Bardh Spahinë
Ilir Meta tha se socialistët kanë zero shanse që të marrin jo vetëm Shkodrën, por të gjitha Bashkitë në këtë qark.
“Zero shanse për të gjitha bashkitë në qarkun Shkodër”, tha Meta.
Ai ka rrëfyer edhe për një “përplasje” mes Partisë së Lirisë dhe Bardh Spahisë, në zgjedhjet e 6 marsit. Kjo sepse Partia e Lirisë ka pretenduar se e ka përkrahuar, nga ana tjetër Bardh Spahia, pretendon se fitorja ka qenë meritë e tij.
“Ka pasur përkrahje nga Partia e Lirisë, ka pretendime nga pala tjetër se nuk ka pasur, ka pasur edhe disa probleme me kryetarin e ri të Shkodrën, në drejtim me respektimin e kontributeve të tij”, shtoi Meta.
-
VIDEO
Video e Çelës me Spiropalin, Meta: Mirë bën që kërcen me të gjithë! S’humbëm asgjë, një deputet që nuk foli kurrë kundër qeverisë në Kuvend
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar në Report Tv largimin e deputetit Agron Çela tek Partia Socialiste. Meta tha se largimi i Çelës nuk do ta ndryshojë fatin e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit, por e cilëson të pamoralshëm mënyrën që iku Çela, që sipas tij as nuk i ka njoftuar.
Meta tha se Çela nuk ka mbajtur që prej 25 prillit asnjë qëndrim kundër qeverisë në Kuvend dhe nuk ka votuar kundër saj.
“Është shqetësuar dikush se po hedh valle me Elisën, shumë mirë bën. A ka ndonjë problem politik? Vallen e hedh shumë mirë. Mirë bën që kërcen me të gjithë. Asnjë problem. A ke ndonjë video kur flet ndonjëherë në par kundër qeverisë që nga 25 prilli? E pamoralshme është që iku pa njoftuar, pa thënë mirupafshim, unë kështu e mendoi, më pëlqen më shumë ta hedh vallen atje. Gjithë kjo makineri propagandistike për një deputet që s’ka fol kurrë në parlament kundër qeverisë. Në një parti që ka katër deputetë, ishte e drejta e tij të mos fliste, kurrë s’ka votuar kundër qeverisë. Në një parti që një deputet ka vlerën e 3-4 mandateve. Kurrë nuk ka votuar kundër qeverisë. Ka qenë gjithmonë tek Edi Rama. Ca ka humbur opozita këtu?
Mendoj se PL dhe ish-LSI është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier na ikën deputeti dhe i dyti pas deputetit. Mori dyfishin në Fier LSI pastaj. Është hapur rruga për dy mandate në Shkodër. Ai ashtu e ka gjykuar, shumë mirë s’ka asnjë shqetësim.
Ikën javës tjetër kërcen me Elisën, s’ka asgjë, asnjë hatërmbetje, pro nuk ndryshon fatin e Shkodrës, mund të dëmtonte më shumë duke mos ikur me PS. Është qesharake, bëhet fjalë për një deputet që s’ka folur kurrë në parlament kundër qeverisë dhe s’ka votuar njëherë kundër. Nuk mendoj se opozita ka humbur ndonjë gjë”, tha Meta.