• VIDEO

    Përçarja në PD, një tjetër deputet heq dorë nga mandati: Berisha po e përdor partinë për interesa personale, përjashtimet e Alibeajt të tepërta

    Fation Veizaj deputet i PD-së në qarkun e Vlorës ka hequr dorë nga mandati. Vendi e Veizajt në Kuvend pritet që ta zërë Gëzim Ademaj

    • VIDEO

      Instalimi i 21 kamerave të sigurisë në Shkodër, Berisha: Dëshmia flagrante se na sundon mafia! Kudo jemi të filmuar

      Vendosja e21 kamerave të sigurisë në Shkodër, sipas Sali Berishës është dëshmi se qyteti është nën sundimin e mafies. Sipas Berishës, një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, ka edhe në Vlorë, Elbasan e në Korçë, kudo jeni të filmuar.

       
    • VIDEO

      Vdekja në burg e të arrestuarit për inceneratorin e Fierit, Berisha akuza Ramës: Ai kishte vendosur të fliste, por xhelati mafioz e çoi në botën tjetër

      Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kreut të qeverisë Edi Rama, në lidhje me vdekjen e Enver Sheshit i arrestuar për aferën e inceneratorëve. Sipas Berishës, Enver Sheshi kishte vendosur që të fliste, por Rama vendosi që ta dërgonte në botën tjetër këtë dëshmitar të rrezikshëm! Nuk u lejua shoqëria civile të hetojë për vdekjen e tij

      • VIDEO

        Amnistia fiskale, Balla: Do dialogojmë me opozitën, ligj që i bën mirë vendit

        Kreu i grupit Parlementar në Partinë Socialiste Taulant Balla u shpreh se do të diskutojnë me opozitën në lidhje me miratimin e Amnistisë Fiskale. Sipas Ballës kjo gjë i bën mirë vendit.

        "Kuvendi i ka votat për të votuar në cdo lloj ligji. Ligji për amnistinë fiskale i bën mirë  ekonomisë së vendit. Do të dialogojmë me opozitën për amistinë fiskale siç do dialogojmë për  Avokatin e Popullit. Ka disa afate ligji për amnistinë nga data e depoztimit, e rëndësishme është që është pjesë e këtij sesioni dhe do të miratohet në këtë sesion parlamentar", u shpreh Balla. 

        ‘Duhet që dialogu politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, nuk duhet parë si tradhti e njërës palë dhe palës tjetër që dialogon negocion imponohet tek mazhoranca për çështjet e  integrimit të BE. Duke e konsideruar vitin 2023 si vitin e parë të plotë të përgatitjes dhe fillimit të bisedimeve për negocimin e marrëveshjes na duhet të kuptojmë që edhe opozita ka rolin e vet të rëndësishëm. Duhet tu them se janë bërë ndryshime të rëndësishme qoftë në rolin që luan komisionin për Çështje Evropianë, e gjithë filtrimit të legjislacionit që lidhet me çdo politikë të BE-së.’- u shpreh Balla

        Balla po ashtu nënvizoi se Kuvendi ka nevojë për një Reformë të Thellë.

        ‘Ku vendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë. Është e pamundur që procesi i punës të realizohet me 8 komisioni. Është e pamundur të zhvillohet një mbledhje komisioni me 20 anëtarë duhet ët ulim numrin e anëtareve në komisione. Ligji për komisionin parlamentare është i vjetër sa që edhe rregullorja bie ndesh me to.’- u shpreh Balla.

      • VIDEO

        Debati për Avokatin e Popullit, Balla: Tregoi që opozita s’është serioze! S’na duhet jurist partie

        Fundi i kapitullit politik i vitit 2022, u mbyll me një debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mes mazhorancës dhe opozitës.

        Teksa pritet që kjo çështje të flitet edhe në seancën e sotme plenare të Kuvendit, i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar, Taulant Balla është shprehur se fakti që opozita nuk i qëndroi propozimit të tyre, tregon që s’është serioze. Balla është shprehur se vendi ynë ka nevojë për një Avokat Populli jo avokat partie, duke ironizuar propozimit të PD-së të Alibeaj.

         
      • VIDEO

        Begaj ktheu ligjin për dekoratat, Balla: Ky është Presidenti normal, po shqyrtojmë dekretin

        Kreu i PS-së, Taulant Balla ka komentuar kthimin e ligjit për dekoratat nga ana e presidentit Bajram Begaj. Pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se do ta shqyrtojnë dekretin e Presidentit dhe do të marrin parasysh çdo rekomandim nga ana e tij.

         
      • VIDEO

        Pas mbledhjes së grupit, Balla zbulon se çfarë u është kërkuar deputetëve të PS-së

        Kreu u grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla tha se gjatë mbledhjes së grupit të sotëm u është kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.

        ‘Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së. Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik për në kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me element të tjerë të respektimit ët vendimeve politike me votën në seancë plenare. Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme të fuqishme që është amnistia fiskale apo edhe lidhë të tjera të rëndësishme.

      • VIDEO

        ‘Ta nisim nga vetja’, Gështenja publikon përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve: As unë dhe as familjarët e mi nuk ka asnjë lidhje me ish-sigurimin e shtetit

        Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja e ka nisur nga vetja verifikimin e pastërtisë së figurës. Ai ka zbuluar se i është drejtuar zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve, nga ku ka marrë përgjigjen se “nuk ka asnjë lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, as ai dhe as familjarët e tij”.

      • VIDEO

        Sot 31-vite nga themelimi i FRESSH-it, Veliaj: Në 15 Maj gdhihemi fitimtarë! Balla nga Fieri: I ftojmë të rinjtë t'i bashkohen fituesve

        Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë kremtoi sot 31-vjetorin e themelimit të tij në një festë rinore në Pallatin e Kongreseve. Në këtë përvjetor, përpara mijëra të rinjve pjesë të strukturës rinore të Partisë Socialiste, por edhe shumë prej atyre që kanë kontribuuar ndër vite për këtë forum, mbajti një fjalë përshëndetëse drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

      • VIDEO

        31 vite nga themelimi i FRESSH, Balla nga Fieri fton të rinjtë në PS: Duhet të jeni krah fituesve! Socialistët janë gjithnjë të parët

        Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka festuar sot 31 vjetorin e themelimit të FRESSH nga Apollonia.

      • VIDEO

        ‘Pako’ edhe në prill, numri 2 i PS takon pensionistët në Elbasan: Qytetarët duan punë jo ‘përmbysje’! Kandidati i Berishës, humbës

        Një tjetër pako do të shpërndahet në prill për pensionistët me një tjetër pagesë për t’i mbrojtur nga inflacioni. Për të diskutuar këtë vendim të qeverisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja zhvilluan një takim me pensionistët e këtij qyteti.

      • VIDEO

        Të hënën nis sesioni i ri parlamentar! Nga avokati i ri i popullit, amnistia fiskale te pasaportat e arta, sfidat e Kuvendit gjatë vitit 2023

        Nga emri i ri i Avokatit të popullit te projektligjet për pastrimin e figurës, amnistia fiskale e deri te pasaportat e arta. Viti i ri parlamentar do të nisi në datën 16 Janar ndërsa priten diskutime të forta edhe në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv