-
VIDEO
Berisha për '14 majin': Ne i futemi detit në këmbë dhe e kalojmë! Rama korruptoi ambasadorët dhe u përpoqën të asgjësonin PD-në
DURRËS- Në 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Durrës, ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot para demokratëve kandidatin e primareve Igli Carën. Berisha ende nuk ka një strategji të qartë sesi do të futtë në këto zgjedhje, kur çështja për kontrollin e PD-së është ende në Apel. Të vetmen ‘platformë dhe armë në betejën përballë monizimit’, Berisha tha që kanë idealet e tyre. Sipas tij, PD është një mision dhe se do të fitojë edhe duke iu futur detit në këmbë.
-
VIDEO
Zyrtares i vodhën 120 mijë euro, Berisha: Rama u përpoq ta fshihte
Nga Durrësi, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sërish tek vjedhja e shtëpisë së zyrtares, Alda Klosi, së cilës pastruesja i mori 120 mijë euro. Berisha tha se Rama tentoi që ta fshehë këtë ngjarje.
“E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët. Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro. Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.
Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve. Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë. Mos vidh, që ti të ndërtosh parajsën në Surrel dhe të tjerët ti përzësh nga vendi. Mos fsheh vjedhjet. U përpoq ta fshihte, sic ka fsheh vjedhjen e Damianite ministrave të tjerë. Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 maji, Igli Cara: T’i kthejmë Durrësin qytetarëve, PS e ka marrë peng për vite
-
VIDEO
PD-Lufta e shkarkimeve, ndarje pa kthim (13 janar 2023)
Lëvizja e deputetit Ervin Salianji ka trazuar sërish ujërat brenda PD-së, por a do të gjejë ai mbështetje për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn? Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Blendi Sulaj thotë në Report Tv se kjo lëvizje do të dështojë, madje sipas tij edhe disa nga deputetët që ia kanë dhënë firmën deri më tani, do t’a tërheqin dhe do t’i mbeten vetëm 9 firma.
-
VIDEO
Qeveria i mori dekoratat, Begaj kthen ligjin: Nuk e konsultuat me ne, është kompetencë e Presidentit, jo e juaja
Kreu i shtetit Bajram Begaj që prej marrjes së kësaj detyre ka kthyer për shqyrtim ligjin e parë, atë të dekoratave. Ky vendim i Begajt vjen pasi ‘qeveria i mori’ Presidencës kompetencën për të dekoruar. Në arsyetimin e kthimit të ligjit ‘Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë’, thuhet se Presidenca është një organ kushtetues i pavaruar dhe se kjo kompetencë i takon vetëm këtij institucioni.
-
VIDEO
Lëvizja e Salianjit, deputetja Koti në Report Tv: Të bëjë çmos për bashkimin e PD-së! Demalia: Po përdoret nga Berisha
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka nisur një lëvizje për shkarkimin e kreut të Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt e deri më tani ka mbledhur 14 firma. Për këtë lëvizje, Salianji ka mbështetjen e plotë nga grupi i Sali Berishës, ndërsa deputetja Sorina Koti tha në Report Tv se Salianji ka të drejtën e tij morale për të kandidat dhe sipas saj është e rëndësishme që të bëjë çmos për bashkimin.
-
VIDEO
Rënia e qeverisë në Malin e Zi, Abazoviç në Tiranë: E rrëzuan ata që duan korrupsionin! Open Balkan? Zgjidhje për tensionet! Rama: Fenomen në politikë
Kryeministri Malazez, Dritan Abazoviç sulmon nga Tirana presidentin e vendit të tij, si shkaktar të rënies së qeverisë në Podgoricë. Abazoviç ishte në Tiranë ku promovoi librin e tij, teksa u vlerësua me titullin “Doctor Honoris Causa”
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: E kemi logon e PD, revolucion nëse gjykata s'na e jep! Salianji nuk vendoset kreu i grupi pa votim! Arrestimet te ‘Financat’ mund të jenë dhe kurth
Zgjedhjet e 14 majit po afrojnë dhe Sali Berisha insiston se ka logon e PD për t’u futur në garë me mazhorancën. Nuk kurseu edhe akuzat se vendimi i Gjykatës që sipas tij i jep të drejtë PD së Rithemelimit po mbahet peng nga Edi Rama. Sa i përket situatës aktuale, thotë se nuk ka asnjë shkelje sa i përket zgjedhjes së Ervin Salianjit si kryetar i grupit parlamentar në PD.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: E pamundur lëvizja me transport publik në Tiranë! Bashkia mos të vendosë gjoba por të inspektojë linjat e autobusëve që nuk respektojnë oraret
Partia e Lirisë ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn për vështirësinë e lëvizjes së qytetarëve që përdorin transportin publik në kryeqytet.
-
VIDEO
Regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha: E kemi zyrtarisht logon, do mbrojmë vendimin e gjykatës! Rama po e mban peng
Sali Berisha insiston se ka logon e PD dhe thotë se Gjykata i ka dhënë të drejtë por hedh akuza se vendimi po mbahet peng nga Edi Rama.
-
VIDEO
Abazoviç boton librin e ri, jep këshillën e vyer: Lexoni, unë kështu mbroj higjienën time mentale! Politika ka gjërat e veta po i mungon intelekti
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dhënë një këshillë të vyer pas promovimit të librit të tij ‘Kritika e Etikës Globale’. Ai është shprehur se nëpërmjet leximit dhe shkrimit mban të pastër mendjen, pasi sipas tij jetë politike, përpos gjithë dinamikës i mungon intelekti.
“Jam shumë krenar dhe shumë i kënaqur që më në fund u botua vepra. Se kështu mbroj higjienën time mentale, se politika ka gjërat e veta po edhe ka gjëra që i mungon intelekti i madh. Jetojmë në një jetë shumë të shpejtë, andaj duhet të lexojmë sa më shumë libra.”- tha Abazoviç
-
VIDEO
Zgjedhja e Salianjit si kryetar grupi, Berisha: Nuk ka asnjë shkelje, por do respektohet vullneti i zgjedhësve
Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë shkelje sa i përket zgjedhjes së Ervin Salianjit si kryetar i grupit parlamentar në PD.
‘Asnjë shkelje. Por jemi para një rrethane të tillë nënkryetari i PD-së që kryesonte grupin parlamentar Luciano Boci ka vendosur që të kandidojë për qytetar të parë në bashkinë e Elbasanit si kandidat PD-së për Elbasan. Ai nuk mund të mbaj më mandatin e deputetit dhe për rrjedhojë as atë të grupit parlamentar. Është krijuar një vakancë dhe në këtë kontekst Ervin Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar. Do të respektohet vullneti i zgjedhësve nuk ka asnjë shkelje.’- u shpreh Berisha.