-
VIDEO
Bonus 5 mijë lekë bonus për mbi 695 mijë pensionistët në mbarë vendin, 11 mijë për të gjithë pensionistët me pension invaliditeti
Bonus 5 mijë lekë bonus për mbi 695 mijë pensionistët në mbarë vendin, 11 mijë për të gjithë pensionistë me pension invaliditeti. Paketa e gjitha do të jetë 4.3 mld lekë.
-
VIDEO
Presidenti gjerman: Vijoni reformën në drejtësi, opozita dhe qeveria të punojnë përtej llogoreve politike
Presidenti gjerman Steinmeier gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë e vuri edhe theksin tek reforma në drejtësi, ku tha se duhet të çojmë përpara këtë proces. Një mesazh e pati edhe për qeverinë e opozitën ku u kërkoi që të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE përtej llogoreve politike.
-
VIDEO
'Shqiptarët e duan BE-në', presidenti gjerman: I bëj thirrje të gjithë atyre skeptikëve në Evropë që të vijnë këtu e të infektohen me ‘shpirtin evropian’
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se e përshëndet shpirtin evropian të shqiptarëve. Madje i ka bërë thirrje të gjithëve atyre skeptikëve në Evropë që të vijnë në Shqipëri dhe me batutë tha ‘të infektohen nga ky shpirt evropian’.
-
VIDEO
Steinmeier përmend edhe Mërgim Mavrajn apo Altin Rrakllin: Talenti i futbollistëve shqiptarë ka pasuruar Bundesligën tonë
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalën e tij në Kuvendin përmendi edhe një tjetër lidhje mes dy kombeve, atë në futboll.
“Ka edhe një fushë tjetër ku gjen shprehje lidhja jonë e ngushtë, miqësia në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën tonë me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli apo edhe trajneri gjerman i Vllaznisë. Dhe kjo i çon marrëdhëniet tona para”, Steinmeier.
-
VIDEO
Steinmeier flet në Kuvend: Ju kemi mbështetur prej dekadash, 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur
Presidenti gjerman Steinmeier foli në Kuvendin e Shqipërisë. Ai e vuri theksin tek marrëdhëniet e mira me vendin tonë, ndërsa tha se Gjermania na ka mbështetur prej dekadash.
-
VIDEO
Begaj dhe Steinmeier: E rëndësishme e ulja e tensioneve në Kosovë, dialogu e vetmja zgjidhje
Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti Bajram Begaj dhe homologu i tij gjerman Steinmeier folën edhe për tensionet në Kosovë. Begaj dhe Steinmeier vendosën theksin te dialogu mes dy vendeve.
-
VIDEO
Samiti i 6 dhjetorit, Begaj-Steinmeier: Procesi i integrimi është proces meritash, anëtarësimi në BE është rrugëtimi i duhur
Për Presidentët Begaj dhe Steinmeier Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë është një ditë e rëndësishme për të diskutuar për procesin e integrimit evropian të gjithë rajonit.
-
VIDEO
Procesi i Berlinit, Begaj: Gjermania, partneri ynë kryesor për politikën e jashtme! Steinmeier: Integrimi, përgjegjësia jonë
Presidenti Begaj u shpreh se Gjermania me anë të procesit të Berlinit ka ndikuar në politikën e jashtme duke shërbyer si faktor kyç për procesin e integrimit evropian.
-
VIDEO
Një president gjerman pas 27 vitesh në Tiranë, Steinmeier-Begaj: Marrëdhëniet mes dy vendeve në nivel të shkëlqyer! Shqipëria në BE, hapa para të merituar
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, çka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE. Steinmeier do të mbajë fjalë edhe në Kuvend.
-
VIDEO
KQZ i jep mandatin e deputetit Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës, zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn
KQZ ka miratuar dhënien e mandatit për deputetët e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda.
-
VIDEO
Steinmeier në Tiranë, vizita e parë e një presidenti gjerman pas 27 vitesh! Pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, çka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE. Steinmeier do të mbajë fjalë edhe në Kuvend.
-
VIDEO
6 dhjetori i Berishës/ Kalaja: 1500 policët s'përballojnë dot 200 mijë protestues! Çuko: Do garantohet siguria! Nesturi: Opozita proteston se s'ka komunikim me ndërkombëtarët
Sali Berisha duket se shpërfill çdo masë që po vendos qeveria për 6 dhjetorin kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe në një ditë historike për Tiranën, ka paralajmëruar protestë. Për këtë ishin të ftuar në 'Repolitix' Adriana Kalaja, Plator Nesturi, Arben Çuko dhe Përparim Caca.