Alimehmeti : Bashkëpunimi me Ramën nëse fitoj zgjedhjet? Institucionet flasin me institucionet

10 Nëntor 2022, 20:18

Kandidati i primareve të ‘Rithemelimit’, Ilir Alimehmeti është shprehur i hapur për të bërë një debat publik me kundërshtarin e tij, Erion Veliaj. I ftuar në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Alimehmeti tha se do e pranonte një ftesë të tillë, sigurisht nëse kjo është për të mirën e demokracisë.