Zhduket i riu përmetar përballja live,fqinja vëllait:E preka me dorë,por s’ta vrava!

10 Nëntor 2022, 19:26

Pas akuzave të rënda dy ditë më parë, në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV në drejtim të familjes Tartari, se ka gisht në zhdukjen e 31-vjeçarit Arnold Shkozaj i vëllai u përball live në studio me fqinjën. Valbona Tartari ishte e pranishme në studio pasditen e kësaj të enjte, ndërsa mohoi të ketë dijeni për vendndodhjen e të riut nga Përmeti. 31-vjeçari rezulton i humbur që prej datës 31 korrik të këtij viti, pasi kishte shkuar në shtëpinë e fqinjës. Kjo e fundit pretendon se e ka takuar të riun jashtë oborrit të shtëpisë së saj duke e shoqëruar deri tek ish-fusha e sportit aty ku humbi gjurmët.