Koha për bashkim, koha të mundim Ramën!

20 Tetor 2022, 20:52

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti gjatë mbrëmjes së kaluar teksa ishte shoqëruar nga policia ishte pjesë e debatit sot në ‘Kontrast’ në Report Tv. Gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se politika, edhe në këtë ngjarje, bëri atë që ka bërë gjithmonë, shamatën dhe sherrin e saj. Vangjeli bëri thirrje për zbardhje sa më parë, pasi vetëm përmes së vërtetës ngushëllohet dhembja. Çështja e dosjes së Ilir Metës dhe sjellja e Autoritetet të dosjeve dhe kryetares së saj ishte tema e një debati të ashpër mes deputetit Flamur Noka dhe gazetarit Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv. Noka akuzoi drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve si skllave të Ramës, ndërsa Vangjeli tha se ajo është një shërbëtore ekselente e qytetarit.