-
VIDEO
Çmimi i energjisë dhe kriza energjetike, Meta: Qeveria gënjen, ka dështuar së menaxhuari sistemin! Po mbifaturon shqiptarët
Kriza energjetike sipas kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta është më së shumti si shkak i keqmenaxhimit të sistemit nga ana e qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama se nuk do të preket çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.
-
VIDEO
Berisha takim me sindikatat: Rrogat nuk janë rritur që prej vitit 2013, qeveria makineri mashtrimi! S'ka regjim kolonial që ka shfrytëzuar popullin si Edi Rama
Kreu i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha në një takim me sindikatat ka ngritur shqetësimin sesi sipas tij punonjësit janë duke u mashtruar nga makinera gjigante e qeverisë.
-
VIDEO
Fermeri në Korçë: Kam 1500 kuintal mollë, ku t’i shes? Krifca e lë pa përgjigje, ironizon gazetarët
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca takoi vartësit në Drejtorinë e Teknologjive Blegtorale në Korçë dhe më pas dha një deklaratë të programuar për gazetarët, duke shmangur përgjigjen për një fermer, i cili ankohej për mungesën e tregut të mollëve.
-
VIDEO
Rithemelimi dorëzon në Kuvend projektligjin për lustracionin, Bylykbashi: Garanton hapjen e plotë të dosjeve
Deputeti i Rithemelimit të PD-së Oerd Bylykbashi ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për lustracionin.
-
VIDEO
Gjyqi me ministren e Arsimit, Vokshi: S’ka paraqitur asnjë provë! Sot mësuesit kanë frikë të flasin, janë të survejuar nga patronazhistët
Ishte ministrja Kushi që e paditi në SPAK për shpifje pas denoncimit që bëri Vokshi për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar.
-
VIDEO
‘Revoltë masive në shtator’, Meta i ‘vjedh’ protestat qytetarëve: Ka çdo ditë, i provokon vetë Rama
Edhe pse kishin premtuar protesta masive në shtator, opozita shqiptare ende nuk e ka organizuar një të tillë ndërkohë që muaji po mbaron. Megjithatë Meta e gjeti sot një mënyrë ‘justifikimi. Ai tha se protesta ka çdo ditë dhe ato bëhen nga qytetarët e thjeshtë.
“Prindërve, të gjimnazistëve, të pedagogëve, të studentëve, të gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këtë protesta, janë të sinqerta dhe që janë provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin, me të drejtat e qytetarëve të saj. Do të vazhdohet me protestat se këto protesta i prodhon vetë kjo qeveri”, tha Meta.
-
VIDEO
Berisha: Nesër dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit
Për nazizmin u bë një gjyq në Nuremberg, por në çdo skaj të asaj toke viheshin tabela ‘kurrë më’, pikërisht për tu ndarë nga nazizmi. Kjo nuk ndodhi me komunizmin. Ne vendosëm ligjin, e luftës kundër gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë regjimit komunist. Alternanca e pushtetit e bllokoi veprimin e tij. Nesër ne dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit përsëri. E miratuam në 2008 ligjin e lustracionit, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë të padrejtë. Ne përsëri i qëndrojmë qëndrimit tonë dhe do ta dorëzojmë në parlament”, deklaroi Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Qytetarët arrestohen për një kotec, oligarku Salillari ndërtoi pallatin 10-katësh pa leje! Dje mori si shpërblim tender 8 mln euro
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se ka lejuar ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje nga Salliari. Nga takimi me qytetarët në Gramsh, Berisha tha se qytetarët janë arrestuar për kotece pulash pa leje, duke iu referuar rastit në Vlorë, por ndërkohë oligarkëve nuk u ndodh asgjë. Berisha thotë se Sallillari mori dje tender nga qeveria 8 mln euro.
“Qytetarët janë arrestuar për kate, për gardhe, kotece, 3400 qytetarë. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin? Mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra,. jo dy standarde, po ky është një diskriminim jashtë çdo standardi qytetar. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërmen shpërbehet. Po pse? Se ai i çon baulet me euro atje, fitimet e pallatet me të. Iu kërkon fëmijëve që të japin lekë që të mbledhin një fond për transportin. Ndërkohë që vetë për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë blen 4 mln instilacion arka druri dhe vazo, për të kënaqur xhepat dhe sytë e tij se zotëria po lodhet shumë, po lodhet duke vjedhur nga mëngjesi deri në darkë.”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha takim me qytetarët në Gramsh: Ky qytet është i lënë pas dore, PS s’ka bërë asnjë investim
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët në Gramsh. Berisha tha se Gramshi është lënë pas dore nga qeveria, duke thënë se s’kanë bërë asnjë investim.
-
VIDEO
Instilacion 3.7mln euro tek Kryeministria? Rama: Nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme për të gjitha institucionet
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se në kohë krize kanë ndërtuar në kryeministri një instilacion me vlerë 3.7 milion euro. Rama tha se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë lloj qindarke për instilacion, por bëhet fjalë për një projekt energjie të rinovueshme që do shtrihet në të gjitha institucionet.
-
VIDEO
Rama konfirmon ndryshime brenda PS, por s’jep emra: Janë me qëllime organizative, që s'kanë peshë
Partia Socialiste ka bërë ndryshime në nivel drejtuesish qarku, edhe pse nuk janë bërë me dije emra. Kryeministri Edi Rama tha se këto ndryshime janë bërë në funksion të skuadrës, siç ai e quajti PS.
"Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re. Nuk ka asnjë rëndësi që të hym në emra të gjithë jemi shërbëtor, ku secili ka rolin e tij, kjo është një skuadër ku ka role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij”, tha Rama.
-
VIDEO
Do ketë primare në PS për zgjedhjet vendore, ironia e Ramës për Berishën: Jo faleminderit
Kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse Partia Socialiste do të zhvillojë primare për zgjedhjet vendore, por ai zgjodhi ta komentojë me ironi ndaj Sali Berishës.
“Jo faleminderit”, tha Rama.